• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i ILD-së i kërkon Kuvendit ndryshime ligjore për kriteret e inspektorëve

18:23 : 19/05/2022
në AKTUALITET, VETTING

Metani tha se gjatë vitit të parë puna është bërë me një inspektor dhe ka kërkuar komandimin e magjistratëve të tjerë pranë këshillave. “Nga KLGJ nuk ka pasur asnjë komandim, ndërsa nga ana e KLP-së janë komanduar 4 magjistratë prokurorë. Vetë ILD ka rekrutuar 4 inspektorë jo magjistratë duke e çuar numrin e inspektorëve në total 8, nga 26 që parashikon ligji’- raportoi ai.

“Nevojë imperative për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë mbetet plotësimi i njësisë së Inspektorëve me Inspektorë magjistratë, sidomos të profilit gjyqtar dhe për këtë janë të nevojshme ndërhyrjet ligjore”- tha Metani.

Ai i kujtoi deputetëve se ILD ka depozituar që para një viti propozimet për ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e kritereve të kandidatëve, por Kuvendi nuk i ka futur në axhendë.

“Nevoja e ndryshimeve ligjore mbetet një prioritet për vitin 2022”- theksoi Metani.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, deklaroi se do të merrej parasysh kërkesa, por i kërkoi Metani që të shfrytëzonte ligjin aktual për të zgjedhur inspektorë të rinj. “Do tju inkurajoja që të shfrytëzoni të gjitha mjetet në kuadër të parimeve të funksionalitetit për t’a plotësuar skuadrën, ndërsa për pjesën ligjore ky komision do të ketë rolin e vet proaktiv”- tha ajo.

Lexo edhe:

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

Ndërsa deputeti Fatmir Xhafa, i cili ka drejtuar komisionin për reformën në drejtësi, ofroi argumentet kundër ndryshimit të kritereve për trupën e inspektorëve, që sipas tij do të ishte me pasoja nesër. “Nuk jam për ulje kriteresh”- tha ai, duke propozuar si zgjidhje shtyrjen e afatit të daljes në pension për gjyqtarët me 3-5 vite për t’i mbajtur në sistem si inspektorë.

“Një zgjidhje që mund ta zbuste dhe nuk kemi pse prekim thelbin e kritereve”- argumentoi Xhafa.

Metani vlerësoi propozimin, duke shtuar se për të do ishte e pranueshme çdo zgjidhje që bënte të mundur funksionimin e plotë të ILD-së.

Në raportimin e tij, Metani i vuri theksin dhe problemeve të bashkëpunimit me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për çështjen e inspektimeve. “Ankesat që na vijnë nga këshillat shpesh herë janë të shkruara jo sipas standardeve, na duhet kohë t’i kuptojmë”- tha ai.

Ai po ashtu u ankuza se nuk ishte vënë në dijeni të hartës së re gjyqësore dhe se inspektorët nuk kishin akses në sistemin e vendimeve të KLGj-së.

Deputeti Xhafa bëri disa komente në formë kritike për punën dhe rolin e ILD-së në sistemin e drejtësisë dhe ngriti një dyzinë me pyetje për kreun e tij.

“Institucioni është në funksion reaktiv dhe pak në rol proaktiv”- tha Xhafa, duke shtuar se qëllimi pse u krijua inspektoriati ishte që të krijojë besimin tek sistemi i ri i drejtësisë nëpërmjet inspektimit. “Nuk na intereson besimi i publikut tek ILD në vetvete”- shtoi ai, pasi pritshmëritë janë që nëpërmjet punës së ILD të krijohet besueshmëria tek sistemi në tërësi.

Metani tha se ndante të njëjtin mendim për rolin e ILD, por risolli sërish në vëmendje problemin me burimet njerëzore. “Kur nisa punë nuk kisha një karrige ku të ulesha dhe shkoi viti duke kërkuar zyrë”- tha ai, ndërsa e cilësoi sfidën më të madhe rekrutimin e inspektorëve të rinj.

“Kemi qenë proaktivë”- i tha ai Xhafës duke shtuar se “çdo akt inspektimi ka të bëjë me standardet që vendosen për të mos shkelur balancën në sistem”.

Pyetjes nëse ndihej nën presion apo i kërcënuar nga politika Metani iu përgjigj “jo”. Kritikat apo deklaratat politike ai i cilësoi si “probleme të demokracisë”. “S’ka pavarësi të gjyqësorit nëse nuk funksionon demokracia, si dhe e kundërta”- tha ai.

Sipas statistikave në ILD janë depozituar më shumë se 4000 ankesa, kryesisht nga qytetarët dhe këshillat, ku përfshihen dhe ankesa të mbartura nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. /BIRN/

Etiketa: ILDinspektoreKuvendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025
RAJONI

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ambasadori Gonzato “vërejtje” ILD-së dhe Shkollës së Magjistraturës

11:40 : 08/07/2025
RAJONI

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025
RAJONI

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

21:11 : 03/07/2025
Para

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Nevrie Duka(Halo)

TË GJITHA

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

15:53 : 22/07/2025

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

15:50 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com