Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama kërkoi nga SPAK të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta dhe magjistratët e shkarkuar nga vetingu.
Rama tha se kur të vendoset celja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, do kërkohet se sa magjistratë të korruptuar janë ndëshkuar nga drejtësia. Sipas Ramës, numëri është zero.
Gjatë fjalës së tij, po ashtu mori në mbojtje Ardian Dvoranin, të kallëzuar nga Presidneti Ilir Meta më herët.
“E dini ju që SPAK-u ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gadishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga sekretari i shtetit si një ndër kampionët në luftën globale kudnër korrupsionit që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar si gjykatës. SPAK në mënyrë të rrufeshme, a thua se ishte i kordinuar si sahat ziceran me atë zotërinë që për pak javë do largohet nga detyra e Presidentit. Cështje në hetim, gjë më pas procesi gjyqësor e shfru si një ffluskë sapuni. Por sa gjykatës dhe sa prokurorë të nxjerrë jashtë nga vetingu për pasuri të pajustifikuara do ishin sot në burg. U bë kohë që peshkaqenë e mëdhenj të sistemit të drejtësisë janë në punën e tyre, si ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Gjëja e parë që BE do ti thotë shqipërisë është sa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar janëdë dnëshkuar? Zero. Kamioni anti-korrupsionit është futur nën hetim nga SPAK-u për një denoncim të atij që jo por gjithë shqipria mezi prêt ta shohë para SPAK-ut”, u shpreh Rama.
Më tej, ripërsëriti apelin që të hetohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po kandidon për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi mu në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na treguakan se s’ulen të negocojnë me ne për presidentin, por s’ja u dhamë atyre presidencën. Këto është sic thoshte një plakë rome që unë e doja shumë kur isha i vogël: të kesh dy, një ta mbash dhe një ta cash. Cështja e non grats së madhe është një problem jo i Amerikës, por Shqipërisë dhe sfida në fakt që non grata e madhe me ata vebërit që e ndjekin pas nuk ia bëjnë amerikës. Jo është një sfidë që ja bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend. Dhe sa do të mundohemi ne, sado hetime, denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend për këdoqoftë, nëse në këtë vend nongrata e madhe, ai i dyti atje që është i pari me të cilin SPAK-u duhet të merret (Ilir Meta), gjykatrët dhe prokurorët që e bënë baltë dhe gjak sistetin e drejtësisë në këto 30 vite nuk shkojnë para drejtësisë, ky është problemei i drejtësisë. Dhe sapo të ulemi në tryezën e negociatave kjo do jetë këgnga e re që do të fillojë. Ja përsëris SPAK-ut. Keni për të hetuar për këdoqoftë që i përket kësj bashkësie politike, hetojeni, keni për të cuar para gjykatës këdo që i përket kësaj bashkësie politike, bujrum cojeni. Por realisht po hyni në kohën shtesë me së keqen në këtë vend. E keqja kualifikohet deri tani dhe ju skuaklifikoheni. E kqja do ta vënë përfund këtë vend sic e kishte vënë para se të krijoheshit ju SPAK-u, Gjykata e Posacme apo institucionet e reja të drejtsisë. Këtë vënie përfund PS s’do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë”, tha Rama.