• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ibrahimovic: Vuaj kur nuk luaj, e di që jam pranë fundit

21:50 : 04/05/2022
në SPORT

Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Ylli suedez është i përqendruar te Milani, ekip me të cilin është pranë fitimit të titullit.

Kuqezinjtë u shpallën për herë të fundit kampionë Italie në vitin 2011. Si atëherë edhe sot, Zlatan ishte pjesë e Milanit.

“Skuadra po punon fort, po bëjmë sakrifica të mëdha për të realizuar objektivat tona. Skuadra është akoma e re, po po rritet, djemtë po krijojnë eksperiencë. Ndodhemi në krye të renditjes, duhet të japim më të mirën tonë dhe të qëndrojmë të fokusuar në atë që duhet të bëjmë”.

Ibra mbush 41 vjeç në tetor, fiziku i tij nuk është më i dikurshmi, teksa për ESPN pranon se ndjen frikë kur nis e mendon për tërheqjen. “Po luaj shumë afër portës kundërshtare, duke u përpjekur të shënoj sa më shumë gola. Kam pak frikë kur mendoj fundin. Çfarë do të bëj nëse tërhiqem nga futbolli?

Padyshim që duhet të ndihem mirë fizikisht për të vijuar të luaj. Duhet të jem në gjendje ta bëj këtë, pastaj ka shumë rëndësi që të vazhdoj të argëtohem në fushë. Ama, nuk ka kuptim të vazhdosh të luash nëse vuan shumë… Është më mirë të jesh realist dhe t’i thuash vetes: ‘Boll, mjafton me kaq’.

Lexo edhe:

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

Igli Tare takohet me Ibrahimovic, darka e drejtuesve të Milanit zgjati katër orë

Dhe më pas të nisësh një kapitull të ri, por në kokën time nuk ekziston ende një gjë e tillë. Nëse do filloja të mendoja për tërheqjen, unë nuk do të isha më në gjendje të ndihmojë shokët e ekipit dhe të vazhdoja të bëja atë që dua të bëj. Futbollistët ndjekin çdo ditë të njëjtin program.

Ne jemi si ushtarë, kështu ndodh prej 25 vitesh. E di që jam afër fundit, por jo ende”, deklaron Ibra, i cili dëshiron që gjithë atë që ka mësuar nga karriera e jashtëzakonshme kërkon ta përdorë për të ndihmuar Milanin dhe shokët e ekipit.

“Sa më i madh të jesh, aq më shumë eksperiencë ke. Kam mësuar shumë nga shokët e ekipit dhe trajnerët me të cilët kam punuar. Në moshën time është momenti të jap diçka për të tjerët. Ka shumë lojtarë të rinj në dhomat tona të zhveshjes. Unë mundohem t’i ndihmoj të gjithë dhe të jem lider në stilin tim, brenda dhe jashtë fushës.

Kur jam në fushë përpiqem t’i ndihmoj sa më shumë, por vazhdoj t’i mbështes edhe jashtë fushave. Sigurisht që vuaj kur nuk luaj. Acarohem, pasi jam një tip të cilit i pëlqen të luajë çdo ndeshje. Unë i dashuroj sfidat, adrenalina që përjetoj kur zbres në fushë është e pabesueshme”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic, shumë afër titullit të 13-të kampion në karrierë.

Etiketa: Ibrahimovic

Lajme të lidhura

SPORT

Pique zbulon të vërtetën e fotos së bujshme me Ibrahimovic

15:46 : 01/07/2025
SPORT

Igli Tare takohet me Ibrahimovic, darka e drejtuesve të Milanit zgjati katër orë

18:47 : 27/05/2025
SPORT

“Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

21:21 : 08/05/2025
SPORT

Eliminimi i Milanit, Ibrahimovic: Mungesë pjekurie, Feyenoord ishte më i fortë

21:28 : 18/02/2025
SPORT

Ibrahimovic: Merkato dimërore ishte një sukses, nuk ishim të kënaqur me ekipin

16:24 : 04/02/2025
SPORT

Përplasjet me Ibrahimovic, largohet drejtori sportiv i Milanit

21:04 : 10/12/2024
Para

Rama i kërkon 1 mln lekë dëmshpërblim, Shehaj: Do i faktoj gjithçka

TË GJITHA

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com