• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përtej politikës së ditës

14:06 : 04/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Ballkani Perëndimor është si ajo kusia që zien në mënyrë permanente, nga zhvillime të zëshme dhe të pazënshme, nga konjuktura ndërkombëtare në ndryshim e sipër, nga aktorë dhe faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të cilët influencojnë zhvillime të pritura dhe të papritura. Nga premtimet për korridore të reja si korridori blu, te korridori tetë që na leverdis ne si shqiptarë dhe ai dhjetë i aksit Beograd-Shkup-Athinë, te projekti i autostradës europiane Nish-Durrës që kalon përmes Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës, nga projektet ndër-kufitare të financuara nga agjenda e konjektivitetit të Ballkanit Perëndimor te zonat gri ku lulëzon kontrabanda dhe frenat i ka bota e nëndhenshme kriminale si Republika Serbska apo Mitrovica e Veriut, rajoni vuan nga premtimet e së ardhmes dhe depresioni i së tashmes. Shto këtu kriza të paralajmëruara ajo e shpërbërjes së mundshme të Bosnje-Herzegovinës, cytur nga enklava satelite e Moskës, Republika e vetshpallur e Milorad Dodik te ngecja gati permanente e bisedimeve Prishtinë-Beograd, te mungesa e njohjeve të reja ndërkombëtare apo edhe thjesht liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës, janë të gjitha plagë endemike që nuk i kuron diagnoza dhe receta e gabuar e Ballkanit të Kapur.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare nuk po di, nuk është e interesuar dhe nuk ka burimet njerëzore për të përftuar edhe ato grante që jane dhënë nga BE dhe që fondet dergjen në bankë në pritje të projekteve që nuk vijnë kurrë. Si projekti për linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës apo trenin elektrik Rinas-Tiranë me degëzim edhe për Durrësin që janë futur në “kalendat greke”, pra projekte që nuk po materializohen për paaftësi të Tiranës zyrtare që shkëlqen në retorikë por prodhon fare pak ekspertizë dhe knoë hoë, të domosdoshme për aplikim dhe implementim të përthithjes së fondeve europiane dhe efektshmëri të përdorimit të burimeve. Në vend që ky premtim qysh i 2013-ës për të cilin u siguruan fondet nga Brukseli disa vjet më parë, tashmë të ishte materializuar është ende në fazën e fizibilitetit dhe nuk ka shpresë në horizont, ndonëse u përsërit si premtim elektoral edhe në fushatën e fundit. Zero projekte dhe financime të reja në kuadër të programit europian në konjektivitetit, apo shqip ndërlidhjes.

Ndërkohë që ende pritet të materializohet bashkë me Malin e Zi një linjë e përbashkët hekurudhore Tiranë-Podgoricë i cili është premtim së fundmi por qeverisë shqiptare duhet gjithashtu t’i shkonte ndërmend propozimi i një linje hekurudhore të ngjashme me Prishtinën për transport njerëzish dhe mallrash, në vend që t’u vendoste Kastrati-taks bash në kufi sivëllezërve shqiptarë për një rrugë e cila është paguar disa herë dhe në forma të ndryshme nga taksapaguesit shqiptarë. E cila u vu si hu gardhi për mos t’u hequr më.

Pas bërjes legjendë të një shume krejtësisht modeste dhe të papërfillshme për maternitetin në Preshevë të para shumë viteve, asnjë investim të qenësishëm, vençarisht në fushën e edukimit, infrastrukturës etj., për sivëllezërit shqiptarë që jetojnë atje dhe ballafaqohen përditë e më shumë me një spastrim të heshtur etnik që zë fill me pasivitetin e adresave të tyre, çrregjistrimin de facto dhe pamundësinë që të votojnë por edhe vazhdojnë të jetojnë në rajonin më të varfër dhe të lënë pas dore qëllimisht nga Beogradi.  Madje i vë dhe 20 përqind taksë librit me Kosovën për mos të folur për barrierat e tjera tarifore dhe jo-tarifore me Kosovën ndërkohë që ka akoma më pak vëmendje nga shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi ku rruga që lidh Plavën e Gucinë me Shqipërinë do ishte jashtëzakonisht e mirëpritur për rijetëzimin e këtyre zonave tradicionale shqiptare, apo Sanxhakun në Serbi ku kohët e fundit po vihet re një rritje e konsiderueshme e vetdijësimit shqiptar pas dekadash të tëra boshnjakëzimi në kuadër të rritjes së represionit serb.

Lexo edhe:

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Zhegu veror dhe tajfuni politik

Shteti duhet të jetë shumë më aktiv në drejtim të ndihmës direkte dhe indirekte nga shqiptarëve të trojeve, të dijë të pozicionohet qartë dhe pa ekuivok në rast krizash si kjo Rusi-Ukrainë e cila ka dhe ka për të pasur akoma më tepër reperkusione direkte në këtë lagjen tonë të ngushtë ballkanike të së ashtuquajturit Ballkan Perëndimor. Por diferenca mes retorikës dhe politikave ngelet ende një hendek që do shumë punë për t’u kapërcyer dhe qeveria shqiptare përtej fanfareve propagandistike për Ballkan të Hapur por në fakt të mbyllur përgjysëm, duhet të shohë qartë interesat kombëtare dhe të udhëhiqet nga parime të qarta dhe të drejta në sferën e marrëdhënieve bilaterale dhe shumëpalëshe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drejtimi i paduhur

11:10 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025
Para

Këngëtari “mbulohet” me para në dasmën shqiptare në SHBA (Video)

TË GJITHA

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com