Nga Boldnews.al
Në zgjdhjet e ardhëshme parlamentare, kryeministri Edi Rama mund të rrezikojë përjashtimin si deputet nëse nuk shkruan në formularin e dekriminalizimit se më 3 dhjetor 2021, është shoqëruar nga policia gjermane, pranë Aeroportit të Frankfurtit.
Lajmin se kryeministri ynë përfundoi në polici, bashkë me dhjetë pjestarë të tjerë që e shoqëronin, është bërë i ditur nga gazeta gjermane “Spiegel.de. “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale”-thuhet në shkrimin e publikuar ditën e sotme.
Me tej, duke iu referuar po skandalit të rëndë, theksohet se: “Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara kundër coronavirusit, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore më pas i ricaktoi atij dhe delegacionit të tij prej dhjetë anëtarësh një fluturim tjetër për në Shtetet e Bashkuara. Një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord nuk u vendos”-thuhet në shkrim.
Megallomania dhe idiotësia provinciale se “i pushtetshmi shkel çdo rregull”, duket se më 3 dhjetor 2021 nuk ka vlejtur aspak në Gjermani. Praktikisht, kryeministri Edi Rama e ka të shënuar emrin si “person i shoqëruar”, pasi nuk ka pranuar që të zbatojë rregullat e vendosura kundër përhapjes së “Covid-19”. Po a i rrezikon kjo kreut të qeverisë humbjen e mandatit nëse nuk pranon që në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin të shënojë se “nuk është shoqëruar asnjëherë nga asnjë polici e vendeve të huaja”? Kjo mbetet për tu parë, por do të jetë objekt diskutimi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Përtej anës proceduriale, skandali është i përmasave të rënda, pasi më tepër se shkelja e kryer, është koncepti se nëse je kryeministër mund të mos i përgjigjesh rregullave që zbatohen për çdo qytetar.
Ndoshta Rama erdhi me dehjen e marrjes për herë të tretë të pushtetit ekzekutiv, ku mbajti edhe një tubim fitoreje në Sheshin Skënderbej ku ishin të ftuar mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PS-së në shkelje të hapur të aktit normativ të vetë qeverisë e cila nuk lejonte mbajtjen e tubimeve me më shumë se 20 persona.
Këtu në “katunin tonë”, “lideri global” këtë shkelje e kaloi me një nënqeshje dhe pa asnjë pendesë, për më shumë që kurrë nuk u regjistrua gjoba prej 50 milionë lekësh që i vendosej subjekteve politikë që shkilnin rregullat kundër pandemisë. Po në Gjermani ku Rama shet “mend e piktura” rregullat janë për të gjithë njësoj.
Me siguri ende i bën çudi ajo ngjarje, sa edhe këshilltari për mediat Endri Fuga e kalon vetëm më një “është lajm i vjetër”. Gjithsesi lajmi këtë herë na erdhi nga një vend perëndimor, ku protagonist u bë kreu i një qeverie provinciale që mbahet për globale.