• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Policia qëlloi për vdekje 26-vjeçarin, familja: Erdhëm në tokë të premtuar, përjetuam tmerrin

16:28 : 15/04/2022
në BOTA

Policia në Miçigan të Shteteve të Bashkuara thotë se arsyeja e ndalimit të emigrantit 26 vjeçar nga Kongo, Patrick Lyoya ishte se ai po drejtonte makinën me targa që nuk përputheshin me automjetin. Por ky ndalim për kontroll u pasua me të shtëna armësh. Një oficer policie qëlloi për vdekje afrikano-amerikanin. Familja Lyoya flet për herë të parë pas incidentit.

Pamjet janë të rënda. Për disa çaste, emigranti kongolez Patrick Lyoya qëndron i hutuar jashtë makinës së tij në Miçigan, ndërsa oficeri i policisë ofrohet. Pastaj vrapon dhe përleshet… në këtë pamje shihet oficeri duke qëndruar mbi trupin e tij të pajetë, pasi e qëllloi në kokë.

Autoritetet policore thonë se 25 vjeçari u ndalua për shkelje trafiku.Familjarët e tij folën për herë të parë pas incidentit. “Nuk e dija që këtu në Amerikë mund të vrasësh dikë në një stil ekzekutimi… të vritet dikush me revole nga një oficer policie. Dëshira ime është që takimi me një oficer policie në Amerikë të jetë i sigurt”, tha Peter Lyoya, babai i Patrick Lyoya.

“Ne ikëm nga lufta e Kongos sepse atje nuk kishim siguri. Mendoja se kam ardhur në një tokë të sigurt, në parajsë. Jam e tronditur, që djali im është vrarë me plumba”, thotë nëna e Patrickut, Dorcas Lyoya.

Oficeri i policisë është pezulluar nga puna me pagesë, në pritje të hetimeve. Emri i tij nuk është bërë i ditur.

Lexo edhe:

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

“Policia shtetërore e Miçiganit po kryen një hetim të plotë, në të cilin nuk kam qasje për shkak të konfliktit të interesit. Tani nuk do të marrë një vendim bazuar në rregullat ose ligjin penal”, thotë Eric Ëinstrom, shef i policisë në qytetin Grand Rapids.

Avokati që përfaqëson familjen dëshiron që oficeri të akuzohet dhe ndiqet penalisht.

“Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe ne po kërkojmë dënimin e ushtarëve rusë që qëlluan civilët ukrianas pas kokës”, thotë avokati Ben Crump, duke krahasuar ushtarët rusë me oficerin që vrau Patrickun, ndërsa protestuesit në rrugë kërkojnë drejtësi.

“Duhet të flasim, diçka duhet të ndryshojë. Por ndryshimet nuk vijnë nëse zërat tanë nuk dëgjohen”, thotë akvistja Britanna Pearson.

Vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policia përcillen me reagime të forta. Më 2020 vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në Minesota, shkaktoi protesta për drejtësi racore në mbarë vendin./VOA

Etiketa: familjaSHBAvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
BOTA

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

16:23 : 30/06/2025
BOTA

Izraeli intesifikon bombardimet në Gaza

13:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
BOTA

Kanadaja heq dorë nga taksa për kompanitë amerikane të teknologjisë, rinisin bisedimet tregtare me SHBA

09:30 : 30/06/2025
BOTA

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025
Para
Foto ilustruese

SPAK operacion në doganën e Vlorës, në pranga 4 persona (DETAJET)

TË GJITHA

Hakan Çalhanoglu larg Interit, mesfushori kërkon të luajë në Turqi

18:09 : 30/06/2025

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025

EMRI/ Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

18:00 : 30/06/2025

Eni Çobani: Njerëz të fuqishëm më kanë bërë presion, mendova ta ndërpres rubrikën ‘Shihemi në gjyq’

17:57 : 30/06/2025

Zjarret masive në Turqi, mbi 50.000 mijë persona evakuohen nga banesat e tyre

17:55 : 30/06/2025

Dhimbja e kokës nga vapa, masat dhe kujdesi që duhet të tregoni

17:42 : 30/06/2025

Allegri ultimatum klubit: Ky lojtar nuk largohet, do të qëndrojë te Milan

17:39 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com