• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet grupi kriminal që kalonin klandestinët, arrestohen 18 persona (EMRAT)

09:47 : 08/02/2017
në AKTUALITET

Një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve prej Lindjes së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej, me destinacion final Austrinë dhe Gjermaninë është zbuluar nga Prokuroria e Krimeve të rënda.

Në kuadër të këtij hetimi, në datën 07.09.2017 janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit masat e sigurimit “arrest në burg” për 4 persona, si edhe janë ekzekutuar dy urdhëra të tjerë ndalimi, të gjithë të lëshuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Me arrestimin e 6 personave ditën e martë, numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij grupi kriminal arrin në 18 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë arrestuar në 4 episode të mëparshme.

Ditën e djeshme janë arrestuar shtetasit:

1. Ilirjan MIZA

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

2. Erigenti BEZO

3. Julian SHAHOLLI

4. Flamur HAJDARAJ

Si edhe janë ndaluar shtetasit:

5. Genci JAZXHI

6. Elton KUPE

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta shtetas, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani.

Fillimisht, në bazë të hetimeve janë zbuluar 4 raste, ku, në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjerë rrugës për në Kukës.

Nga hetimit e kryera, ka dyshime të arsyetuara që shtetasit e arrestuar kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 euro për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë.

Nga pyetja e shtetasve klandestinë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe dhe turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktesh lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës. Më pas në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve. Pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi, këta shtetas janë takuar me njëri-tjetrin në mënyrë rastësore, në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata, janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifikuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit. Destinacioni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre, ndërsa udhëtimi i nisur nga Greqia ishte parashikuar paraprakisht sipas marrëveshjes së bërë më parë në Greqi, deri në Serbi, duke kaluar ilegalisht përmes territorit Shqiptar, duke u paguar organizatoreve pas mbërritjes së tyre një shume prej 1200 euro për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël.

Nisur nga hetimet e mësipërme, del qartë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh, duke filluar nga gjetja e shtetasve të huaj nga Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që ndodhen në Greqi, transportimin e tyre deri në afërsi të kufirit greko-shqiptar në zonën kufitare të rrethit te Devollit, fshati Kostinec-Trestenik etj, më pas nëpërmjet shoqëruesve të ndryshëm kryhej kalimi i tyre në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër, e prej andej realizohej transportimi në brendësi të territorit të rrethit të Devollit me automjete të ndryshme, strehimin e tyre për pak kohë në ambiente të braktisura në zonën e Devollit si edhe në banesa në Elbasan, dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamëz, Tiranë e me andej transportoheshin në drejtim të Morinës, Kukës per t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për në Kosovë, Serbi, Hungari, me destinacion perfundimtar Austri, Gjermani etj, kundrejt pagesave deri në shumën 1250 euro për person, që andej sipas roleve që kishte seicili në këtë grup kriminal.

Në muajin Shtator 2016, në funksion të këtij procedimi penal, janë arrestuar në 4 episode të ndryshme, shtetasit:

7. Jani SHABANI

8. Riza HASANI

9. Leonard JAÇELLARI

10. Arsen ÇEKIÇI

11. Vasil KUBURJA

12. Edmont ALISHALLARI

13. Armant MEHMET

14. Alekandër LATA

15. Zeqir BAJRAMI

16. Shefqet VELAJ

17. Gjerard MARKAJ

18. Fatmir HAJDARAJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

10:52 : 25/09/2025
AKTUALITET

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

10:46 : 25/09/2025
AKTUALITET

Dosja ‘5D’/ Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë

10:34 : 25/09/2025
AKTUALITET

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025
BOTA

Netanyahu para nisjes për në OKB: Nuk do të ketë shtet palestinez në Izrael

10:27 : 25/09/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025
Para

KLSH zbardh borxhet e energjetikës, OSHEE nuk i ka paguar KESH në vite 370 mln euro fatura energjie

TË GJITHA

Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

10:52 : 25/09/2025

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

10:46 : 25/09/2025

Dosja ‘5D’/ Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë

10:34 : 25/09/2025

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

10:29 : 25/09/2025

Netanyahu para nisjes për në OKB: Nuk do të ketë shtet palestinez në Izrael

10:27 : 25/09/2025

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025

Osmani bisedon me Kallasin për zhvillimet e fundit dhe kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

10:16 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com