• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lamtumirë Dritero Agolli! Shtetarë dhe qytetarë, homazhe në nderim të shkrimtarit

08:03 : 05/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Familjarë, miq, kolegë, zyrtarë të lartë dhe dashamirës të letrave shqipe i dhanë sot lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta ditën e premte në moshën 85-vjeçare nga një sëmundje në mushkëri.

Në nder të tij u mbajt sot një ceremonial shtetëror, ku të afërm, miq, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, morën fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.

Në fjalën e rastit në ceremonialin shtetëror që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama tha se “Dritëro Agolli ishte usta i vjershërimit”.

Kurse kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha: “Dritëroi ishte forca e talentit që buronte nga populli. Ishte njeri i madh i mendimit, politikan e reformator”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Homazhe për Agollin

Homazhe për Agollin

Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kongreseve nga ora 10.30-13.00. Ndërsa paralelisht në vendlindjen e tij në Devoll u zhvilluan homazhe.

Pas ceremonisë që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë, i mbuluar me qindra buqeta lulesh, arkmorti i Dritëro Agollit u largua nga Pallati i Kongreseve.

Trupi i Agollit do të prehet në varrezat e Tufinës.

Jeta dhe vepra

Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ai vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.
Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Shën Petërburg. Ai ka punuar për shumë kohë si gazetar në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është e pasur me gjini të ndryshme si poezi, poema, tregime, romane, si dhe drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve.

agolli

Shkrimtari Agolli hyri në letërsinë shqiptare në vitet ‘60 si protagonist i padiskutueshëm i saj. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.

Ai u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtar i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare dhe u përkthye në disa vende të botës.

Përvoja e tij krijuese, më shumë se tek traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit në shqip. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet dhe krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej për të bashkuar masat.

Agolli krijoi gjithashtu një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij, Agolli solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta, që janë sa të çuditshëm aq edhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë.

agolli5

Mes veprave të kësaj gjinie spikasin romani “Komisari Memo” (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ; si dhe “Njeriu me Top” (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve.

Ndër krijimet satirike i paharrueshëm mbetet romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973), që vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.

Frazologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën dhe atë vetë ikonën e letrave shqiptare.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

"Boom" shitjesh apartamentesh me para ‘cash’ në Tiranë, ekspertët: Vijnë nga aktiviteti i paligjshëm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025

EMRI/ Merret peng një vajzë 29-vjeçare në Astir

12:16 : 14/05/2025

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data Albania” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com