Ka nisur zyrtarisht përgatitjet për miqësoren me Spanjën kombëtarja kuqezi. Ekipi dhe stafi Teknik janë grumbulluar në Girona aty ku do të qëndrojnë 4 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen me Spanjën që do të zhvillohet në Barcelonë më 26 Mar.
I gjithë grupi i lojtarëve është në dispozicion të trajnerit Reja dhe ka dale në stërvitjen e parë që ishte pa ngarkesa teksa vetëm një futbollist mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Bëhet fjalë për Amir Abrashin, mesfushorin kuqezi të Grasshopers i cili ka probleme të vogla fizike për shkak të një goditje që mori në ndeshjen e fundit me Baselin në Zvicër por stafi mjekësor do ta mbajë nën mbikëqyrje këto ditë.
Gjithsesi, kombëtarja kuqezi është grumbulluar dhe do të punojë e qetë këto 4 ditë përpara Spanjës teksa më herët FSHF njoftoi se Mihaj ka rezultuar me covid dhe Nedim Bajrami është me temperature dhe u zëvendësuan me Prengën dhe Çekiçin.