Duke folur në Canal Football Club, Kingsley Coman tregoi arsyet që e shtynë atë të transferohej nga Paris Saint-Germain te Juventus në verën e vitit 2014 me parametra zero: “Nuk ishte një çështje ekonomike. Mendova se do të luaja më shumë, por PSG nuk me garantoi asgje te tille.
Kam kerkuar huazimin dhe nuk e pranuan, prandaj e mora ate vendim. Ata duan rezultatin menjehere. Te rinjte duhet te priten dhe te rriten. Duhet te presesh tre-katër vjet. Ata te PSG nuk patën durim”.
Coman hedh hapat e tij të parë në Senart-Moissy. Në moshën 8-vjeçare ai u bashkua me akademinë e të rinjve të Paris Saint-Germain, të kryesuar nga babai i tij, i cili ishte një mbështetës i klubit parizien. Ai përfundon të gjithë procesin e rritjes te Akademia, duke u vënë re nga drejtuesit gjatë Lidhjes Rinore. Ai fiton dy herë çmimin Titì d’Or, që i jepet çdo vit futbollistit të ri më të mirë francez.
Më 17 shkurt 2013 ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë të PSG në ndeshjen e Ligue 1 të humbur 2-3 kundër Sochaux, duke u bërë kështu debutuesi më i ri në Ligue 1 në historinë e Parisit, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjec, tetë muajsh dhe katër ditë
Në fund të sezonit të ardhshëm ai vendos të mos rinovojë kontratën me parisienët dhe për këtë arsye mbetet i lirë! Në verën e vitit 2014, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ai kaloi përfundimisht te italianët e Juventusit. Lojtari bëri debutimin e tij në Juventus në 30 gushtin vijues, duke luajtur ndeshjen hapëse të kampionatit si titullar, një fitore 1-0 në Chievo;
Më pas realizoi golin e parë me fanellën e Juventusit më 15 janar 2015 , duke nënshkruar rezultatin përfundimtar 6-1 kundër Veronës në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë me eliminim direkt të Kupës së Italisë. Në fund të vitit në Torino, pavarësisht se është pjesë e linjave të dyta të klubit, ai mund të mburret me kupën e dyfishtë të kampionatit kombëtar, duke luajtur gjithashtu një paraqitje të shkurtër të finales së Champions League të humbur nga bardhezinjtë kundër Barcelonës.