• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Albin Kurti: Vuçiç vegël e Putinit, lufta po krijon destabilitet në Ballkan

11:38 : 21/03/2022
në RAJONI

Kur shikon fqinjin e tij përtej kufirit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, 46 vjeç, nuk e sheh presidentin serb Aleksandar Vuçiç: ai sheh “një kukull të Kremlinit” në qeverinë e një vendi që “imiton Rusinë”. Ai sheh një përpjekje për ta destabilizuar Ballkanin duke “përsëritur modelin” e Rusisë. Kështu shkruan gazeta italiane, La Repubblica, e cila e ka intervistuar kryeministrin Kurti.

Kurti ka folur për lidhjen e Serbisë me Rusinë duke thënë se “BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj” si Donbasi, Krimea, Transnistria e Osetia e Jugut.

“Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, një subjekt politik në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka tronditur Kosovën, por Kurti tha se nuk është befasuar. Sipas tij, Putini “nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskiyn”, pasi, siç thotë ai, “dëshiron ta bëjë atë me Bidenin”.

“Ai e ndjen Stalinin dhe sheh Rooseveltin e tij në Bidenin”, tha Kurti, duke shtuar se Putini “dëshiron të rishkruajë historinë”.

Lexo edhe:

Gara industriale në Rajon, Serbia dhe Maqedonia lënë pas fqinjët, Shqipëria me vlerë të ulët

Ndërtimi, vatër korrupsioni, Shqipëria 4 herë mbi mesataren rajonale

“Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do të jetë e mjaftueshme për të: ai do të duhet ta zgjerojë atë nëse dëshiron të merret me Bidenin. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të përpiqet ta bëjë dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti.

Duke treguar se shtetet përreth Kosovës, me përjashtim të Serbisë, janë të anëtarësuara në NATO, Kurti tregoi se këtë e synon edhe Kosova, duke theksuar se “ne llogarisim në ndihmën e Italisë”.

Kryeministri i Kosovës tha se Serbia “dëshiron para europiane dhe armë ruse”. “Edhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 21. Serbia në vend të kësaj mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave””, tha ai.

Serbia, sikur Rusia e Bjellorusia “kanë mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta”, tha Kurti. “Ata ju akuzojnë se e trajtoni pakicën serbe ashtu siç u akuzuan ukrainasit për pro-rusët në Donbas. Presidentit Putin i pëlqen të mistifikojë ndërhyrjen e NATO-s për ta justifikuar hegjemoninë ruse”.

Kurti në këtë intervistë komentoi edhe faktin që Putini e përmendi Kosovën për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës.

“Ne kishim zgjedhje në Kosovë dhe një referendum gjatë okupimit serb, por referendumet në Krime dhe Donbas ishin shumë të ndryshme: kutitë e votimit ishin në duart e ushtarëve të armatosur rusë. Pastaj ishte OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare që e bëri të qartë se pavarësia nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”.

Kurti vlerëson se “ka elementë që mund të na bëjnë tq parashikojmë të ardhmen”. Ai foli për shpenzimet e Serbisë në armatim, duke përmendur se ka pasur “dy programe të përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë”.

“Qendra e Sputnik në Ballkan është në Beograd dhe 160 kilometra nga Prishtina është “Qendra Humanitare” ruse: ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor, dhe siç e kemi parë, kjo nuk është zëvendësim i luftës: është përgatitje e saj”, është shprehur Kurti.

I pyetur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, Kurti tha: “Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngushtë me Putinin. “Është një nga paradokset europiane”, tha Kurti.

Etiketa: destabilitetKurtirajon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara industriale në Rajon, Serbia dhe Maqedonia lënë pas fqinjët, Shqipëria me vlerë të ulët

10:48 : 06/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimi, vatër korrupsioni, Shqipëria 4 herë mbi mesataren rajonale

08:10 : 28/04/2026
BOTA

Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, a do të realizohet marrëveshja këtë pranverë

21:48 : 12/04/2026
RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
Para
Getty Images

"Met Gala 2022"/ Zbulohen detajet nga nata më e madhe e modës

TË GJITHA

“Ramë, pije kosin”,qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom