• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimeve/ Autoriteti i Konkurencës hap hetim për tregun e vajit vegjetal

16:17 : 18/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetimin në treg lidhur me vajin vegjetal në vendin tonë. Sipas një njoftimi zyrtar në hetim janë përfshirë 9 kompani që importojnë vajin dhe e shesin me shumicë atë.

Reagimi nga Autoriteti i Konkurencës ka ardhur pas protestave qytetare që kundërshtojnë rritjen e çmimeve, duke e konsideruar atë spekulative, por njëherazi Qeverisë i është kërkuar të ndërhyjë në marrjen e masave.

Në tregun shqiptar 1 litër vaj tregtohet me pakicë rreth nga 2.5 në 3 euro, një çmim ky shumë më i lartë se ai që ka në vendet fqinje si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nga analiza e tregut të shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe prodhuesit/ambalazhuesit e vajit vegjetal.

Në vijim të hetimit paraprak të sipërcituar dhe shqetësimeve në media, Autoriteti i Konkurrencës me urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 vendosi sërish nën monitorim tregun e tregtimit të vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë) nga ku rezultoi se: – Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje gjatë vitit 2022. – Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës shkurt – mars ka pasur trend rritës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Autoritetit të Konkurencës.

Lexo edhe:

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

Çmimet janë rritur me 3.2% edhe sipas metodës së Eurostat, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”.

Disa muaj më parë, me vendimet nr.803 datë 28.05.2021 dhe nr.803, datë 28.05.2021 Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021”. Gjatë kësaj periudhe hetimore 8 mujore, u përcaktua se: tregu përkatës i produktit përfshin: (i) Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal; (iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal. Tregu përkatës i produktit është vaji i lulediellit. Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e tregut të shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe prodhuesit/ambalazhuesit e vajit vegjetal.

Në vijim të hetimit paraprak të sipërcituar dhe shqetësimeve në media, Autoriteti i Konkurrencës me urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 vendosi sërish nën monitorim tregun e tregtimit të vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë) nga ku rezultoi se: – Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje gjatë vitit 2022. – Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës shkurt – mars ka pasur trend rritës.

Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH, Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë me TVSH. Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se: – Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri. – Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, në kuptim të një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar të këtyre ndërmarrjeve. Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.

Etiketa: hetim per vajin vegjetalRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026
AKTUALITET

Çmimet janë rritur me 3.2% edhe sipas metodës së Eurostat, efekti kryesor nga ushqimet dhe argëtimi

12:48 : 17/07/2026
AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

10:24 : 04/07/2026
AKTUALITET

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

14:01 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

08:25 : 03/07/2026
Para

OKB jep shifrat, sa civilë janë vrarë në luftë deri tani

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet