• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zëri i Amerikës: Ka përparime në bisedimet Rusi-Ukrainë, por bombardimet vazhdojnë

14:00 : 16/03/2022
në BOTA

Forcat ushtarake ruse sulmuan Kievin e qytete të tjera të mëdha të mërkurën në një përpjekje për të shtypur mbrojtjen ukrainase që ka krijuar probleme në përparimin e foircave ruse gati tre javë nga fillimi i sulmit.

Në një kohë kur përparimi i forcave ruse drejt kryeqytetit të Ukrainës ka ngecur, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, janë shfaqur shenja optimizmi se bisedimet mes palëve mund të shënojnë përparim. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se po diskutohej seriozisht çështja e një statusi neutral ushtarak për Ukrainën gjatë bisedimeve që ai i cilësoi si serioze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës ishin bërë më realiste.

Zoti Zelenskyy tha se forcat ruse nuk kishin qenë në gjendje të hynin më thellë në territorin ukrainas, por kishin vazhduar goditjen e qyteteve me artileri të rëndë. Banorët e Kievit janë mbyllur në shtëpi e strehimore mes një shtetrrethimi në mbarë qytetin, i cili do të zgjasë deri të enjten në mëngjes, teksa Rusia godiste me predha në zonat brenda dhe përreth qytetit. Një apartament 12-katësh në qendër të Kievit, u përfshi nga flakët pasi u godit nga artileria.

“Duhen ende përpjekje, nevojitet durim”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e tij në mbrëmje drejtuar kombit. “Çdo luftë përfundon me një marrëveshje”, shtoi ai. Zbulimi britanik dhe amerikan mbështetën pohimet e udhëheqësit të Ukrainës duke thënë se forcat tokësore ruse vazhdojnë të jenë ende rreth 15 kilometra nga qendra e Kievit.

Lexo edhe:

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

Shpresat për përparim diplomatik u rritën pasi zoti Zelenskyy tha të martën se Ukraina e kishte kuptuar se nuk mund të bashkohej me NATO-n, deklarata i tij më i qartë deri tani, çka nënkupton se qëllimi, i mishëruar në Kushtetutën e Ukrainës, nuk ka gjasa të përmbushet. Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar prej kohësh aspiratat e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s si një kërcënim për Rusinë, diçka që aleanca e ka hedhur poshtë.

Zoti Lavrov përshëndeti komentin e zotit Zelenskyy dhe tha se fryma serioze që filloi të shfaqet në bisedime jepte shpresë se palët mund të biem dakord për këtë çështje. “Një status neutral po diskutohet seriozisht në lidhje me garancitë e sigurisë”, tha zoti Lavrov të mërkurën për kanalin rus RBK TV. “Ka formulime konkrete, që sipas meje janë pranë arritjes së marrëveshjes”.

Kryenegociatori i Rusisë Vladimir Medinsky, tha se palët po diskutojnë një ide të mundshme për kompromis, për një Ukrainë me një ushtri më të vogël dhe neutrale.

Megjithatë nuk ka shpresë se mund t’u jepej menjëherë fund luftimeve. Ndërkohë zoti Zelenskyy pritet të bëjë një apel të drejtpërdrejtë për më shumë ndihmë të mërkurën, në një fjalim të pazakontë të një udhëheqësi të huaj përpara Kongresit amerikan. Nga ana tjetër sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë Presidentin Joe Biden pritet të njoftojë një ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh./Voa/

Etiketa: RusiaUkraineZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025
BOTA

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025
BOTA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
Para

Kapin shifrën e 4 milionë euro, Italia sekuestron pronat e oligarkut rus

TË GJITHA

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com