• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Duka: Faleminderit për besimin, t’i përqendrojmë të gjitha energjitë në zhvillimin e futbollit

17:48 : 15/03/2022
në SPORT
Foto: FSHF.org

Foto: FSHF.org

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas rizgjedhjes për një mandat tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, doli në një konferencë për mediat ku falënderoi të gjithë anëtarët e komunitetit të futbollit për besimin që i dhanë.

Presidenti Duka theksoi se nuk duhet humbur kohë me debatet dhe akuzat, por duhet hedhur shikimi përpara në mënyrë që të mos ndalet për asnjë çast puna për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Për Dukën, duhet t’i përqendrojmë të gjitha energjitë pozitive për zhvillimin e futbollit, për forcimin e mëtejshëm të institucionit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, më të mirë, më të shëndetshme, më sportive dhe më të sigurt.

Më poshtë edhe deklarata e plotë e Presidentit Duka në konferencën për mediat dhe përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve:

Unë në këtë ditë do doja të falenderoja të gjithë ata që më kanë besuar dhe mbështetur për të vazhduar drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Do doja të falenderoja të gjithë , një nga një, ata që ishin në sallë, por dhe ata që nuk kanë qenë në sallë, por kanë mbështetur këtë alternativë, këtë projekt apo kanë vlerësuar rezultatet e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lexo edhe:

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

Siç e kam thënë dhe në Asamble, padyshim që ka vërejtje dhe do vazhdohet të ketë vërejtje, kritika, sugjerime, të cilat janë normale, janë të domosdoshme, janë konstruktive dhe padyshim, që jo vetëm unë, por i gjithë, Komiteti Ekzekutiv i ri, administrata, do t’i mbajnë shënim për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, siç e kam deklaruar dhe në Asamble, nuk do të merremi e të harxhojmë kohë, por me sportivitet do të anashkalojmë çdo lloj baltosje, fyerje, ofendimi, sepse është kohë e humbur. Ne duam t’i përqendrojmë të gjitha energjitë tona pozitive për zhvillimin e futbollit, për përforcimin e institucionit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, më të mirë, më të shëndetshme, më sportive dhe më të sigurt.

Unë do të doja dhe njëherë t’i falenderoj të gjithë për mbështetjen, gjithashtu dhe ju, përfaqësues të medias për përcjelljen e kësaj kohe elektorale, le të themi, e kësaj fushate jo të zakontë, por, e cila, mbase, me gjithë atë furtunë të ngritur, ato sulme të ngritura, e bashkoi akoma më shumë familjen e futbollit, për të dalë në një vendim apo në një votëbesim për katër vitet e ardhshme. Faleminderit edhe një herë të gjithëve!

– President, ndiheni më i obliguar këtë mandat, kryesisht karshi zërave kundër dhe atyre që nuk iu përgjigjën kësaj Asambleje, sa i përket drejtimit për 4 vitet e ardhshme?

– Në fakt, futbolli ka qenë i tëri në sallë. Ka munguar shumë pak pjesë e Asamblesë, që ka qenë një pjesë e përzier politikisht dhe jo për motive sportive. Unë do të punoj pa reshtur, bashkë me të gjithë kolegët e mi, që futbolli vërtet të vendosë për futbollin 100% në të ardhmen.

– President, fillimisht urime! Jam Enkelejda Zeko nga programi Fair Play. Do të vazhdojë federata të punojë normalisht dhe ju si drejtuesit e rinj, pavarësisht sulmeve që vazhdojnë të jenë edhe në një farë mënyre e kanë shqetësuar komunitetin e futbollit gjatë kësaj periudhe? Do të ketë qetësi në punën tuaj në vazhdim?

– E kam kërkuar në sallë, e kërkoj dhe tani publikisht dhe nëpërmjet mediave, të gjitha energjitë t’i kthejmë në energji pozitive. Mos të humbim kohë për të sulmuar padrejtësisht njëri-tjetrin. Për të kritikuar padyshim duhet të vazhdojmë në çdo ditë apo në çdo vendim apo veprim që duket i padrejtë, por të mos humbim kohë për ofendime apo baltosje destruktive. Të bashkojmë forcat! Ne jemi institucion sportiv dhe me sportivitet do t’i lëmë pas të gjitha ato që janë thënë, për të vazhduar për të mirën e lojës përpara.

– Përshëndetje ! A janë këto zgjedhjet më të vështira që ju keni fituar gjatë këtyre mandateve ? Sa energji dhe sa mbrapa jemi ne për zhvillimin e evenimentit më të madh sportiv që do të zhvillohet në Shqipëri, finalja e Conference League ?

– Nuk janë më të vështirat, por janë më të pazakontat. Janë zgjedhje që më shumë kanë patur retorika, siç unë i përmenda dhe nuk dua ta përsëris më, se mbase e ekzagjeroj. Ka patur sulme nga segmente të politikës, se sa debate, se sa alternativa apo shpalosje programesh për të mirën dhe të ardhmen e futbollit. Padyshim që kjo kohë na ka shpenzuar energji, i ka shpenzuar të gjithëve energji, të cilat duhet t’i shpenzonim jo vetëm për organizimin e kësaj finaleje të madhe në Tiranë, por për organizimin e të gjithë punëve të futbollit. Por gjithsesi, ne jemi mësuar me aksione dhe me aksion do të arrijmë që finalja të jetë e shkëlqyer, perfekte dhe t’i përgjigjet të gjithë niveleve që kërkon organizimi i një eventi të tillë ndërkombëtar dhe që t’i tregojë gjithë botës se ne shqiptarët dimë të organizojmë dhe të mirëpresim miq nga e gjithë Europa.

– President, urime për zgjedhjen! Ju keni fituar për herë të gjashtë mandatin si President i FSHF. Vetë ju a mendoni se mund të vazhdoni më tej apo e quani si mandatin e fundit?

– Nuk është vetëm e jotja kjo pyetje. Ka shumë që pyesin, ‘’pse kaq shumë vite, dikush tjetër mund ta bëjë më mirë etj’’. Padyshim që këtu, siç kemi thënë, futbolli duhet të vendosë për futbollin. Njerëzit në futboll investojnë jo vetëm financa, investojnë kohën e tyre. Në fund të fundit besojnë dhe fëmijët e tyre për t’u trajnuar, për t’u stërvitur, për t’u drejtuar dhe organizuar nga ky institucion futbolli.

Kështu që për sa kohë ata i besojnë këtyre projekteve, për sa kohë ata mendojnë që ky është projekti fitues, duhet të vazhdojmë të jemi me fituesit. Unë e thashë dhe në Asamble që koha e gjatë në drejtim të futbollit mund të ketë padyshim hijet apo vërejtjet e veta, por unë do ta konsideroja vlerë për vendimmarrjet e duhura, në kohën e duhur dhe për të mirën e lojës.

-Në lidhje me trinomin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ky projekt si do vazhdojë tutje në mandatin 4 vjeçar?

– Në fakt, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që përveç zhvillimit të futbollit në vendet respektive Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të bashkojmë dhe ata që duhet të na bashkojnë nëpërmjet lojës, sepse në fund të fundit ne jemi një popull, kemi të njejtën kulturë. Kemi bërë aktivitete sporadike, ndeshje miqësore, Kupën Pavarësia, në disa edicione, por projekti jonë i madh ishte Kupa Nënë Tereza, e cila ishte në projekt para fillimit të pandemisë. Pandemia e ndërpreu atë, sepse bëri të vështirë edhe organizimin e kampionateve nacionale dhe lokale dhe ky projekt, duke shpresuar dhe uruar që kemi përfunduar tashmë me pandeminë, ky projekt duhet të vazhdojë për të qenë një kupë gjithëpërfshirëse e të gjtihë shqiptarëve.

Marrëdhëniet tona mes federatave janë të shkëlqyera. Ju e dini që sot dhe në çdo Asamble ishin dhe Presidenti i Federatës së Kosovës, z.Agim Ademi, të cilin gjej rastin ta falenderoj dhe ta përshëndes. Gjithashtu Presidenti i Federatës së Maqedonisë, z.Muamed Sejdini, gjithashtu e falenderoj. Siç thashë, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Fatmirësisht dhe punët në federatat respektive janë në rrugën e duhur.

Etiketa: DukaFSHF

Lajme të lidhura

SPORT

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025
SPORT

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025
SPORT

Denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: FSHF na ndaloi mos të ishim në Riga, i donin karriget bosh

17:05 : 11/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
AKTUALITET

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025
Para

Covid në Shqipëri, 1 humbje jete. Ja sa raste të reja janë zbuluar (Harta)

TË GJITHA

Kredi nëpërmjet mashtrimit, pranga 46-vjeçarit në Lezhë

15:16 : 15/07/2025

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

15:08 : 15/07/2025

Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës: Na ishte premtuar 80 mijë euro

15:05 : 15/07/2025

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

14:55 : 15/07/2025

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

14:44 : 15/07/2025

99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

14:39 : 15/07/2025

Skerdi Tase rrëfen vrasjen e Emiliano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë

14:33 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com