Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, po afrojne pasojat për Marco Guida dhe Davide Massa (VAR). Sipas Gazzetta dello Sport, pritet një ndalesë prej të paktën tre ose katër raundesh për arbitrin kryesor dhe ate qe merrte vendimet ne dhomen VAR.
Percaktuesi i arbitrave, Gianluca Rocchi duhet të ndalojë të dy me rreth një muaj pezullim, njëri sepse nuk sanksionoi faullin në zonë kur Ranocchia goditi kemben e Belottit kurse arbitri tjeter per gabimin qe nuk therriti arbitrin kryesor dhe kolegun e tij në terren për të rishikuar episodin ne monitor dhe te ngadalesuar.
Për momentin vendimi ende nuk është zyrtarizuar, por përshtypja është se po shkojmë drejt një qëndrimi të prerë për gabimin e arbitrit dhe punonjësit të Var në Torino-Inter. Nisur nga polemikat dhe qartësia e imazheve që kanë të bëjnë me faullin e Ranocchia, në fund të fundit, për Guida dhe Massa nuk duket se ka vend për justifikime apo lexime të ndryshme rregullatore për episodin e penalltisë.
Një gabim i rëndë, për të cilin duket se pritet një “dënim” po aq i rëndë. Megjithatë, me një lloj paradoksi të vogël. Davide Massa në fakt pas dy ditësh do të jetë në fushë për të drejtuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Lille dhe Chelsea. Një përcaktim i bërë nga UEFA në atë kohë dhe që nuk do të shqyrtohet në dritën e asaj që ndodhi në Torino-Inter.
Graziano Cesari, ish-arbitri i Serisë A dhe kolumnist dhe moviolist aktual i Mediaset, nga studiot e Pressing, foli për penalltinë qe nuk i eshte dhënë Torinos dje kundër Interit. Cesari tha: “Unë do të pyes Rocchi-n nëse ishte e mundur të dëgjohej biseda midis arbitrit dhe Var. Faulli i Ranocchia-s ndaj Belottit është i qartë dhe i dukshem”.
Polemika te forta qe ndoqen edhe me protestat e Torinos me drejtorin sportiv dhe trajnerin Juric qe nuk i japin shpjegim. Sipas tyre, arbitri kryesor Guida u kishte thene se ne fillim do te kishte shkuar ne VAR por nuk mori asnje sinjalizim dhe se VAR e pa nderhyrjen duke mos e konsideruar faull…