• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Zbardhen prapaskenat e mesnatës, që gjunjëzuan Ilir Metën në këmbët e Edi Ramës

13:31 : 30/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Një betejë e fortë që në disa moment kaloi deri në ekstrem u zhvillua gjatë javës së kaluar, mes dy aleatëve të mazhorancës qeverisëse. Duket se deklaratat aspak diplomatike por të lëshuara “tullë” nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në emisionin e Sokol Ballës, nuk janë kapërdirë dot nga kryeminstri Rama.

“SYRI.net” ka mësuar, se që atë natë Rama i ka kërkuar Ilir Metës në mënyrë ultimative që ta tërheqë Manjanin nga kabineti, sepse ai nuk mund të punojë dot më me atë, asnjë ditë. Në të kundërtën do të jetë i detyruar që ta shkarkojë vetë. Menjëherë pas kësaj, ka plasur një luftë nervash dhe testimesh të forta mes dy bashkëkryetarëve. Rama i ka kërkuar Ilir Metës që gjithçka të kalohet butë nëpërmjet një dorëheqje normale, siç ndodhi me dy ministrat e tjerë të LSI-së, Nasip Naçon dhe Edmond Haxhinaston.

Por Ilir Meta ka dashur që nga e gjithë kjo situatë, të përfitojë sa të mundet. Ai nisi një operacion të gjerë mediatik me synim, që “kokën” e Manjanit të mos e shiste lirë, por ta shkëmbente me të atij që ka të paktën dy vjet që ja kërkon kryeministrit; të Saimir Tahirit. Por Rama është treguar kategorik që në fillim dhe nuk ka lëshuar pe për ministrin e tij më të besuar, me të cilin ndan shumë punë që duken, e ca që i dinë vetëm ata.

Atëherë Meta nisi një sulm frontal ndaj Tahirit duke e ngritur stekën, deri të ministri tjetër i tij në kabinetin e Ramës, Lefter Koka, i cili foli aq ashpër sa që habiti edhe opozitën. E gjitha kjo u shoqërua edhe me një lajm për një mbledhje të para dy muajve të numrit 2 të LSI Petrit Vasili, me ministrat dhe deputetët e kësaj force të cilët na qenkan porositur, që të kenë kujdes pasi Tahiri mund të arrijë deri aty sa tu fusë edhe drogë në makina.

Por Rama rezistoi këtë herë dhe nuk e hëngri presionin e Ilir Metës, pavarësisht se ai ishte i furishëm dhe i shoqëruar deri me kërcënimin serioz për largimin nga koalicioni që tani. Nata e mbrëmshme ka qenë edhe vendimtarja. Meta nëpërmjet Manjanit luajti edhe kartën e fundit, atë të paralajmërimit të një konferencë shtypi dhe pastaj anulimin “e papritur”  të saj, për arsye shëndetësore.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ai ka shpresuar deri në fund që Rama ashtu si në shumë raste të tjera do të zbythej dhe ose do të anulonte vendimin për heqjen e Manjanit, ose do të pranonte shkëmbimin e tij me Tahirin. Por këtë herë Rama nuk e hëngri as karremin, as presionin. Ultimatumi i tij për ikjen e butë nëpërmjet dorëheqjes të Ylli Manjanit, skadonte mbrëmë në orën 24.00. Në orën 1 pas mesnate, Manjani nga tavolina ku ishte me Ilir Metën njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale, se nuk kishte ndërmend të ikte vetë nga detyra.

Kjo ishte lëvizja dhe shpresa e fundit dëshpëruese e cila u shua sot paradite me vizitën e Ramës në zyrën e Metës. Ky i fundit për herë të parë në këto katër vite uli kokën, pranoi shkarkimin e Manjanit që nuk e gëzoi “i shkreti” as 3 muaj atë post dhe madje, nuk ju dha e drejta as për propozimin formal prej tij të emrit  Petrit Vasilit. Në këto katër vite, kjo ishte përplasja më e madhe mes Metës dhe Ramës dhe këtë e fitoi bindshëm ky i fundit.

Nuk dihet ende nëse kjo është një tërheqje e përkohshme taktike e Ilir Metës, inati i të cilit njihet botërisht, apo Rama më në fund “ja ka futur këmbët në një këpucë”, për arsye që i dinë vetëm ata të dy. Gjithsesi Ilir Meta nuk është nga ata që dorëzohet kollaj për çfarë do arsyeje dhe një gjë është e sigurt; kjo pranverë politike ka për të qenë më e nxehtë se sa mendohej…

Syri.net

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shkarkimi, 9 "bombat" e Ylli Manjanit që "mund të rrëzojnë edhe një qeveri"

TË GJITHA

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

17:15 : 22/06/2025

Irani në “udhëkryq” pas bombardimeve: A do të shpërthejë lufta e madhe në Lindjen e Mesme?

17:07 : 22/06/2025

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

16:27 : 22/06/2025

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

16:09 : 22/06/2025

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com