• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse po njolloset ministrja e Financave në aferën e pompave?

12:46 : 17/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Aksioni i Ministrisë së Financave për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave është një vendim top down. Burime konfidenciale thonë se urdhri ka ardhur direkt nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila ka udhëzuar zëvendësministret dhe stafin e saj teknik “to get the job done”. Të urdhëruar nga lart, tashmë specialistët e nivele më poshtë po përpiqen të gjejnë mënyrën se si ta bëjnë realitet marrëzinë e rritjes së taksave private mbi naftën. Ky është rasti klasik i korrupsionit.

Nga ajo çfarë dihet, të paktën publikisht, deri tani Delina Ibrahimaj nuk është përfolur për ndonjë aferë korruptive. Por kjo e pompave i ndryshon llogaritë. Cështja është pse?

Vendimi që dyfishon tarifat e kontrollit në pompat e karburanteve u merr qytetarëve shqiptarë rreth 2.9 milionë euro në vit, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Këto para do të shkojnë për koncesionarin që ka monopolin ekskluziv të këtij shërbimi. Pra ka plot para për t’u ndarë dhe kjo është një arsye potenciale, që i shtyn zyrtarët të njollosin veten.

Së dyti, në të shkuarën koncesioni i pompave është lobuar nga njerëz shumë afër kryeministrit. Kjo mund të jetë një tjetër arsye potenciale. Por pavarësisht arsyeve, nëse është rryshfet apo detyrim nga lart, në çdo rast rezultati është i njëjtë. Çdo zyrtar që firmos një akt si ky i thotë automatikisht lamtumirë virgjërisë në aspektin e korrupsionit. Jo se do të ishte ndonjë çudi e madhe. Fundja një më shumë në hordhinë e madhe të zyrtarëve të korruptuar që ka parë ky vend.

Lexo edhe:

Tomorri: Rama po zhduk pronën publike për të ndërtuar një regjim ekonomik klientelist

Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

Madje sot zyrtarët që bëjnë korrupsion kanë dhe një fat të madh. Për shkak se e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqëndruar tek aferat e mëdha të korrupsionit si ajo e inceneratorëve, aferat më të vogla kalojnë pa zhurmë. Ndoshta “they’ll get the job done.” Por firmat dhe letrat do të mbeten aty edhe pas 5 apo 10 vjetësh. Njësoj si tek inceneratorët.

Ndoshta një ditë do të shohim edhe specialistët, që po merren me praktikën e pompave, të qajnë dhe meken në dëshmitë e tyre para prokurorisë. Por kjo nuk do të jetë shfajësim. Ata janë të gjithë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po bëjnë. Nga ministrja deri tek specialist më i ulët i përfshirë në këtë çështje. Veçanërisht ministrja.

Madje nëse SPAK do të shkonte sot dhe do të sekuestronte praktikën që po ndiqet për të realizuar dyfishimin e tarifës së kontrollit të pompave, qarjet do të fillonin që tani. MCN do të publikojë në vijim dokumenta që tregojnë se aty janë çuar vendime të gatshme për firmë nga dhe drejt palëve të treta. Me dijeni të plotë të kupolës drejtuese të ministrisë.

Etiketa: Delina IbrahimajKlodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Rama po zhduk pronën publike për të ndërtuar një regjim ekonomik klientelist

22:01 : 24/07/2025
Foto Ilustruse: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
AKTUALITET

Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

19:32 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nëse investigon skandalet e qeverisë të sulmojnë Zegjinetë e PD-së

20:37 : 15/07/2025
AKTUALITET

Humori bajat i Raiffeisen

10:13 : 08/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
AKTUALITET

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

17:50 : 04/07/2025
Para

“Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar”, studimi tregon pasojën shqetësuese të koronavirusit

TË GJITHA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025

Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës

16:04 : 13/08/2025

Bilanci/ Zjarri në Delvinë, digjen 6 banesa dhe një kishë

15:55 : 13/08/2025

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

15:54 : 13/08/2025

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025

E zbulon trajneri i Rubin Kazan: Ky klub i Serie A është i interesuar për Mirlind Dakun

15:38 : 13/08/2025

Gramsh/ Kafshët e ngordhura nga zjarret rrezik për përhapjeje sëmundjesh

15:37 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com