• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Brdariç: Kemi gati planin anti-Teutë, shpresoj të na ndjekë edhe fati

18:15 : 12/02/2022
në SPORT

Thomas Brdaric doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës me Teutën në “Loro Boriçi”, teksa deklaroi se kuqeblutë kanë një plan për të mposhtur kundërshtarin dhe theksoi se gara për titullin kampion nuk është mbyllur ende.

Sa e rëndësishme është përballja nesër me Teutën?
Për ne është një mundësi shumë e mirë të vazhdojmë serinë e fitoreve, pas suksesit ndaj Flamurtarit në mesjavë në Kupën e Shqipërisë. Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi përgatitur një plan të mirë ndeshjeje për nesër, duke qenë se e dimë si luan ekipi kundërshtar. Kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbje këtu.

Kundërshtari po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe kjo mund të jetë një favor për Vllazninë…
Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, pasi kështu është Superliga dhe nuk të lejohen nënvlerësimet. Jemi në gjendje shumë të mirë dhe besoj se do t’ia dalim më së miri.

Te Teuta nuk do të jetë miku juaj, Edi Martini në pankinë, por një trajner i ri…
Me trajnerin Edi Martini kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpresoj që rikthehet shumë shpejt në pankinë, pasi është shumë i zoti. Teuta ka një trajner tjetër, i cili ka qenë edhe në ndeshjen e kaluar në Elbasan, por unë mendoj vetëm për gjendjen e ekipit tim.

A do të keni grupin e plotë për nesër?
E kam thënë gjithmonë, që ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, pasi të gjithë kanë mundësitë e tyre të tregojnë veten. Jam shumë i kënaqur që Jonuzi është gati, pasi është i rëndësishëm për ekipin, megjithatë të gjithë kanë shansin e tyre të tregojnë veten në stërvitje për të marrë më shumë minuta.

Lexo edhe:

VIDEO/ Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

Egnatia fiton 2-1 ndaj Vllaznisë, kryeson në Final Four

A prisni zhbllokimin e sulmuesve nesër?
Nuk ka rëndësi kush shënon, pasi vlen të jemi gjithmonë në balancë. Sigurisht që urojmë të shënojnë sulmuesit, pasi u duhet të gjejnë vetëbesimin, megjithatë më e rëndësishme është të marrim maksimumin në çdo ndeshje.

Ndoshta është momenti që “Loro Boriçi” të mbushet nesër?
Shpresoj që jo vetëm zoti i motit, por edhe ai i futbollit të jetë me ne nesër dhe të marrim fitoren. Uroj gjithashtu që tifozët të jenë të shumtë në numër, si gjithmonë në stadiumin tonë.

A mund të themi se gara për titullin është e mbyllur?
Tirana është një ekip shumë efektiv, që ka arritur të marrë maksimumin në ndeshjet e saj, duke shfrytëzuar rastet. Megjithatë edhe ne kemi një ekip shumë të mirë, ndaj duhet të përqendrohemi te ajo që bëjmë në fushë, pa parë rezultatet e të tjerëve. Tirana është shkëputur shumë, por kemi ende shumë javë përpara dhe objektiva në lojë.

Etiketa: BrdaricteutaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Aleksi provokon, Gurishta i gjuan me grusht, çfarë ndodhi në ndeshjen Vllaznia-Egnatia

11:34 : 24/05/2026
Lajmet e Dites

Egnatia fiton 2-1 ndaj Vllaznisë, kryeson në Final Four

21:39 : 23/05/2026
SPORT

Tirana triumfon në Elbasan dhe shpëton sezonin, bie Bylisi, Teuta në “play-out”

18:19 : 10/05/2026
SPORT

Superliga/ Fitojnë skuadrat e fundit të tabelës, Tirana fut në vallen e mbijetesës Teutën

18:30 : 02/05/2026
SPORT

Tiranës i duhen medoemos pikët, pa fitore në Durrës prej vitit 2023

17:49 : 29/04/2026
SPORT

Superliga/ Paqe mes Dinamos dhe Tiranës, Elbasani përmbys Teutën

21:14 : 18/04/2026
Para

Prag lufte/ Macron tjetër bisedë telefonike me Putin

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom