• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“U dekurajova te Partizani”, rrëfehet braziliani Cardoso: Ju tregoj trajnerët e preferuar te “demat”

19:49 : 08/02/2022
në SPORT

Lukas Cardozo firmosi me Partizanin në janar të vitit 2018 dhe u largua pas katër vitesh, në fillimin e këtij viti 2022, teksa duhet të theksojmë se sezonin 2019-2020 braziliani e kaloi si i huazuar te Besa e Kavajës dhe Drita në Kosovë.

Në merkaton e shkuar, Kardozo la klubin e kuq për t’u transferuar në Kazakistan, ku është bërë pjesë e Kyzylzhar. 27-vjeçari ka folur për “Panorama Sport” dhe ka treguar rreth arsyes që e shtyu të largohej dhe momenteve të bukura e të vështira te Partizani.

Cili ishte momenti juaj më i mirë gjatë qëndrimit te Partizani?

Momenti im më i mirë ishte kur u shpallëm kampionë të Kategorisë Superiore. Ishte një vit shumë i mirë për ne në tërësi si skuadër.

Çfarë do të donit të kishit bërë ndryshe në këto katër vite te Partizani?

Do të doja të kisha shpalosur shumë më shumë nga futbolli im te Partizani. Fatkeqësisht kam pasur disa kohë të vështira prej lëndimeve, që më kanë penguar të tregoj aftësitë e mia deri në fund. Do të doja të kisha dhënë shumë më shumë për Partizanin.

Lexo edhe:

Ish-drejtori i klubit “Partizani” dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës: Nuk mbaj mend gjë!

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

Cili ishte trajneri juaj i preferuar atje?

Nuk mund të veçoj vetëm njërin, por Klevis Dalipi, Skënder Gega dhe Ilir Daja për mua janë më të mirët, me të cilët kam punuar te Partizani në këto vite.

Me cilin nga sulmuesit, me të cilët keni luajtur te Partizani, ndiheshit më mirë në fushë dhe ishte më “vrasës” se të tjerët?

E kam shijuar shumë lojën me Bardhin dhe Zhuniorin, por nuk ngelen pas as Çinari, Asani apo Solomon. Të gjithë ishin lojtarë shumë të mirë dhe ishte e lehtë të merreshe vesh dhe të kombinoje me ta në fushë.

Në cilin vit mendoni se Partizani ishte më i forti i kohës suaj të qëndrimit atje?

Mendoj se vitin që u shpallëm kampionë, por edhe sezonin e shkuar ishim një skuadër shumë e fortë, kishim në krye një trajner shumë të aftë. Fatkeqësisht, në fund fati nuk ishte në anën tonë, që të shpalleshim edhe një herë tjetër kampionë të Shqipërisë.

Cili ishte problemi më i madh i Partizanit në këtë sezon?

Mendoj se nuk ka pasur asnjë problem tjetër përveç faktit se ndodhën largime dhe shumë lojtarë të rinj u bashkuan me skuadrën. Të bësh diçka të tillë kërkon më shumë kohë, sepse nuk është e lehtë. Pasi të jenë adaptuar mendoj se do të jenë një skuadër shumë e mirë dhe e fortë.

Sa e vështirë ishte të përballonit disa periudha si i dëmtuar gjatë kësaj kohe?

Dëmtimi im i parë ndodhi në një nga momentet e mia më të mira për mua. Më pas pësova një tjetër lëndim të rëndë në vitin 2018. Vitin e shkuar rifitova besimin në veten time, por pësova sërish një dëmtim dhe kjo ishte një goditje e rëndë për mua. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar tashmë dhe unë jam në gjendje optimale fizike dhe gati për të dhënë më të mirën time.

Pse vendosët të largoheshit nga Partizani në muajin janar?

Nuk po luaja futbollin tim. Mendova se ka ardhur koha të transferohem diku tjetër dhe të nis gjithçka nga e para. Dua të kthehem të jem Lukasi i mëparshëm. Sigurisht mendoj se kapaciteti im nuk krahasohet me atë që kam dhënë te Partizani dhe shkak ishin lëndimet. Unë nuk kam problem me askënd atje.

U jam mirënjohës drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama, dhe presidentit Gazmend Demi. Isha prej kohësh pjesë e atij klubi dhe bashkëpunova me ta, por në këtë sezon u dekurajova. Më erdhi një ofertë në merkaton e janarit. Fola me përfaqësuesit e klubit tim të ri, arritëm një marrëveshje, e cila ishte e mirë për të dyja palët dhe ja ku jam.

Sa para pagoi klubi i Kyzylzhar për kartonin tuaj?

Nuk e di shifrën e saktë, por dy klubeve iu desh të arrinin një marrëveshje për prishjen e kontratës sime me Partizanin, sepse ajo skadonte pas gjashtë muajsh.

Si ndiheni në klubin e ri?

Ndihem shumë mirë. Unë kam fituar besimin e të gjithëve këtu dhe shpresoj të zhvilloj një sezon me shifra pozitive.

A do të ktheheni te Partizani një ditë në të ardhmen?

E kam në planet e mia rikthimin te Partizani një ditë. Dua të kthehem të bëj gjërat, që nuk munda dot në aventurën e shkuar. Nuk shkoi mirë për mua, për këtë arsye vendosa që largimi ishte zgjidhja më e mirë. /Panoramasport

Etiketa: CardosoPartizani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-drejtori i klubit “Partizani” dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës: Nuk mbaj mend gjë!

14:42 : 11/05/2026
SPORT

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

21:54 : 09/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi për “Partizanin”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO, zbardhen debatet

13:38 : 30/04/2026
AKTUALITET

Sot gjyqi i Berishës, SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO, i pari Taulant Balla

10:09 : 30/04/2026
AKTUALITET

Trazirat në derbin Tirana-Partizani, arrestohen tre tifozë

14:15 : 27/04/2026
SPORT

Tirana përmbys Partizanin dhe largohet nga zona e rrezikut

21:13 : 25/04/2026
Para

E fundit/ Përfshihet nga flakët mobileria në Nikël

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom