Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në futbollin italian, ku një futbollist humbi jetën e tij.
Asare Seare, 36-vjeç, humbi jetën në momentet kur po stërvitej me skuadrën e tij, në një fushë në Kaserta.
Ganezi luante për skuadrën e Folxhore Maiano, klub i ligave amatore në Itali. Sipas mediave italiane, ndihma i erdhi shpejt, por sërish futbollisti nuk mundi të shpëtonte dot.