Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 18 825 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,984,544.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 429 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2409 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 106 qytetarë si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 23 721 viktima. 95.1% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi moshën 70 vjeç.













