Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur një debat shumë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku treguan detaje nga sherri që kanë pasur me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Moderatorja dhe aktori kanë punuar bashkë për një projekt dhe duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar aspak mirë. Einxhel e akuzoi Donaldin dhe të vëllain e tij, Romeon, se e kanë hequr nga puna padrejtësisht e madje shtoi se nuk i ka dhënë lekët.
“Juve më hoqët nga puna, kur unë bëra aksident, se s’kishit as lek të më paguanit dhe as më paguajtët, kam dokumentet, të gjitha. Nuk keni paguar as Marjana Kondin.
Ti ke zero disiplinë pune. Më linit të pres gjithë ditën për xhirimet, ndërkohë ti po flije.”- tha Einxhel ndër të tjera, akuza që Donaldi i mohoi.
Einxhel përmendi edhe persona të tretë, duke thënë se kishte dhe dëshmitarë nga jashtë. Një ndër to, ishte mikja e saj, e cila ka postuar në “Instagram”-in e saj një deklaratë lidhur me të gjithë situatën.
“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe.”- shkruan ajo në postim, të cilën faqja zyrtare e Einxhel e ka ripostuar.