• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DASH bëhet pjesë e garës në zgjedhjet e pjesshme lokale

18:59 : 30/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ashtu sikurse ka ndodhur me këmbëngulje që prej shtatorit, kur ka filluar kriza në PD, zyrtarët e Departamentit të Shtetit që merren me Shqipërinë janë angazhuar në mbështetjen pa kushte të asaj pjese që është pakicë e dukshme brenda demokratëve. Ata nuk kanë humbur rastin ta bëjnë këtë edhe tani, në prag të testit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, njësoj sikurse vepruan në momentin që filloi “Foltorja” e Berishës, kur do mbaheshin kuvendet paralele dhe së fundi para 8 Janarit.

Edhe tani, pak ditë para se grupimi i “Foltores” të futej në primaret për zgjedhjen e kandidatëve dhe kur grupi konkurent, ai i Bashës do t’i përcaktojë ata nga zyra e kryetarit, diplomatët amerikanë i kanë shtuar ndërhyrjet brutale në një garë që ka rëndësi vetëm për popullin opozitar dhe jo për gjithë shqiptarët në përgjithësi.

Fillimisht, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, emri i të cilit mbahet mend lehtë në Shqipëri, Escobar përsëriti për gazetën Reporteri, se Berisha nuk mund të jetë kryetar i PD, madje tani kur duket se në zgjedhjet lokale demokratët do të konkurojnë me dy grupime, ai i vuri digën Berishës edhe për të kryesuar një grupim tjetër: “Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale” tha ai.

Nuk vonoi dhe një ditë më pas e mori fjalën ambasadorja amerikane në Tiranë e cila zhvilloi një takim me Bashës dhe shpërndau një status të veçantë për të:

“Faleminderit PD-së dhe Kryetarit Lulzim Basha për një takim të shkëlqyer për çështjet kyçe në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Mënyra për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin & investimet amerikane në Shqipëri, nga veriu në jug. Opozita e fortë që ecën përpara është thelbësore për demokracinë” shkroi ajo duke e shoqëruar mesazhin me një foto shumë miqësore me Bashën. Ditë më parë ambasadorja amerikane kishte bërë edhe një deklaratë se nuk ka pasur raste të anullimit të vendimeve non grata të shpallura nga Sekretarët e Shtetit. Kjo thënie shkaktoi një replikë të re me Berishën, i cili ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte disinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri-katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.

Lexo edhe:

‘Krimi, korrupsioni, të drejtat e njeriut’/ Raporti i DASH: Mosndëshkimi problem serioz në Shqipëri

Por të vendosur në misionin e pamundur për të ngritur Bashën dhe ulur pikët e pararadhësit të tij tek demokratët, amerikanët nuk qëndruan të heshtur edhe për këtë polemikë. Në mbrojtje të ambasadores u sajua një intervistë e televizionit publik me një zëdhënës të Departamentit të Shtetit, i cili u pyet nëse ka mundësi që shpallja non grata në mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij, zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën. “Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Pra në harkun e katër ditëve amerikanët kanë marrë hapur anë me tre deklarata në favor të Bashës dhe kundër Berishës. dhe këtë e bëjnë tani përpara sfidës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Por e çuditshmja është se ata vazhdojnë të këmbëngulin në një strategji, që nuk i jep aspak rezultat. Që prej shtatorit, kur filloi kjo lojë, kuotat e Lulzim Bashës mes votuesve të Partisë Demokratike janë ulur. Ashtu sikurse tregoi edhe sondazhi i fundit i Euronews përlqyeshmëria për Bashën ka zbritur nga 66.8 %, që ka qenë në Gusht kur diplomacia amerikane filloi ta mbështesë atë, në 38.7 ne mes të janarit kur MRB dhe Data Centrum bënë matjen e fundit.

Etiketa: dash boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Krimi, korrupsioni, të drejtat e njeriut’/ Raporti i DASH: Mosndëshkimi problem serioz në Shqipëri

20:59 : 30/03/2021
Para

Fitorja e thellë ndaj Kukësit, Halili ul euforinë: Jemi mirë, por ka edhe dy faza!

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com