• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 6 marsit, PS zyrtarizon kandidatët për kryebashkiakë. Ja kush kandidon

19:14 : 28/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryesia e PS po zyrtarizon kandidaturat për Kryebashkiakë në 6 njësistë e qeverisjes vendore ku në 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Në mbledhjen e sotme u zyrtarizuan emrat për 5 bashki, ndërkohë që për Lushnjen, ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi po vijojnë konsultimet.

Gjithsesi socialistët kanë përcaktuar kandidatët për Bashkitë e Shkodrës, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Durrësit.

Kështu u vendos që në Shkodër në siglën e Partisë Socialiste do të kandidojë për kryetare bashkie prefektja Majlinda Angoni.

Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte biznesmenit Rahim Spahiu, duke mos vazhduar me kryetarin e komanduar Shkëlqim Murjan.

Emirjana Sako, do të jetë kandidate për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri tha se u vendos për pjesën më të madhe të kandidatëve.

Lexo edhe:

Sesko zbulon sulmuesit e preferuar te Man.United, Ronaldo mungon në listën e sllovenit

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

“Për bashkinë Durrës rikonfirmojmë Emirjana Sakon e cila ka justifikuar punën e saj dhe do jetë kandidate”, u shpreh Gjiknuri.

Kandidaturat për Bashkinë e Vorës dhe Rrogozhinës u bënë publike nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues qarku për socalistët.

Në Rrogozhinë për socialistët do të kandidojë Edison Memollës, ndërsa në Vorë kandidat do të jetë Blerim Shera.

“Kemi pasur një diskutim. Janë dy bashki të vogla. Vora ka qenë një bashki që ka qenë herë majtas herë djathtas. Duam që të thellojë rezultatin në favor të PS.

Në Rrogozhinë do vazhdojmë me Edison Memollën. Rrogozhina nuk është pjesa e madhe por edhe pjesa e Spillesë dhe qytetit. Ndaj edhe do të vazhdojmë të mbështesim Edisonin. Ishin dy bashki që janë rikthyer në drejtimin e PS.

Kemi pasur një diskutim më të gjatë në rastin e Vorës. Të treja kanë tipologji të ndryshme. Kemi pasur katër pesë ndërrime drejtuesish. Do të jetë Blerim Shera. E sigurt që ajo do të bëjmë në këto zgjedhje është që do t’i botojmë listat para zgjedhjeve”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë për Lushnjen vendimi do të merret ditën e martë. Kjo të paktën sipas Taulant Ballës, drejtuesi politik i qarkut të Fierit, i cili tha se kandidatët për Lushnjen janë ende në proces konsultimi.

Gjithsesi raportohet se favorite është Eriselda Sefa, e cila aktualisht është e komanduar.

“Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element.

Nuk u përmbyll dot sot, kjo tregon se ky proces nuk është fake, por i vërtetë. Kryetari i ri i bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara projekte të mëdha. Kjo zonë është “hambari” i Shqipërisë. PS garon për t’i fituar të gjashta bashkitë”, tha Balla.

Lajme të lidhura

SPORT

Sesko zbulon sulmuesit e preferuar te Man.United, Ronaldo mungon në listën e sllovenit

17:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

17:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Poliçan del jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi dhe rrezikohen banesa në 4 fshatra

17:26 : 12/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija luan në transfertë, formacionet zyrtare ndaj Qarabag

17:07 : 12/08/2025
Para

Misteri i madh/ Si u gjet i vd*kur agjenti arab

TË GJITHA

Sesko zbulon sulmuesit e preferuar te Man.United, Ronaldo mungon në listën e sllovenit

17:32 : 12/08/2025

Zjarret në Gramsh/ Shkon në 8 numri i të lënduarve, disa të tjerëve ende nuk u dihet “fati”

17:32 : 12/08/2025

Zjarri në Poliçan del jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi dhe rrezikohen banesa në 4 fshatra

17:26 : 12/08/2025

Shqipëria shkrumbohet nga zjarret/ Tabaku: Çdo verë dëgjojmë të njëjtat premtime, por mbeten vetëm fjalë

17:12 : 12/08/2025

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025

Champions/ Shkëndija luan në transfertë, formacionet zyrtare ndaj Qarabag

17:07 : 12/08/2025

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

16:59 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com