• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikohen normat tavan të interesit për kreditë konsumatore, 171.41% për kreditë e vogla me këste

08:42 : 19/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Banka e Shqipërisë ka publikuar për herë të parë normat tavan interesit për kreditë konsumatore.

Norma efektive maksimale e interesit (NEI maksimal) për shumat deri në 200 mijë lekë do të jetë 171.41% për kreditë me këste, 19.55% për overdraftet dhe 27.28% për kartat e kreditit. Për shumat në intervalin mes 200 mijë dhe 2 milionë lekë, NEI maksimal për kreditë për kreditë me këste do të jetë 38.79% dhe për overdraftet 16.75%.

Për produktet dhe shumat ku numri i kredive të disbursuara në 6-mujorin e mëparshëm është më pak se 1 mijë, Banka e Shqipërisë nuk do të aplikojë treguesin e NEI-t maksimal. Për këtë arsye, ky tregues nuk është vendosur për disa nga produktet dhe shumat e parashikuara në rregullore, si për kartat e kreditit deri në vlerën 2 milionë lekë dhe për të gjitha kategoritë e kredisë konsumatore në intervalin mes dy milionë dhe 10 milionë lekë.

Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.

Sipas ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare” që hynë në fuqi më 31 dhjetor 2021, NEI maksimal do të llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal do të publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës. Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. NEI mesatar i kredive të dhëna në 6-mujorin II 2021 për kreditë me këste deri në 200 mijë lekë ka rezultuar 128.56%, për overdraftet 14.66 dhe për kartat e kreditit 20.46%. Për kreditë me këste me vlerë deri në 2 milionë lekë norma mesatare efektive e interesit ka rezultuar 29.09%, ndërsa për overdraftet 12.56%.

Lexo edhe:

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

NEI maksimal është i detyrueshëm për t’u respektuar nga të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara për aktivitet të huadhënies në Shqipëri.

Vitin e kaluar, Shqipëria iu bashkua vendeve që aplikojnë një normë maksimale efektive interesi. Arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi. Vendosja e normës tavan të interesit do të ketë një ndikim të konsiderueshëm sidomos në këtë segment të produkteve. Kjo mund të ndikojë në uljen përfitueshmërinë e institucioneve të mikrofinancës, por ndoshta edhe do të sjellë ndryshme në strukturën e produkteve, duke i orientuar drejt rritjes së shumës minimale të huasë dhe zgjatjes së maturitetit, me qëllim zbutjen e normës efektive të interesit.

Rregullorja që ka hyrë në fuqi nga fillimi i këtij viti parashikon gjithashtu vendosjen e një kufiri të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal+interesa). Vendosja e këtij tavani është parë e arsyeshme për shkak të problemeve të krijuara me kreditë e këqija që kalonin nëpër një fazë të stërzgjatur të procesit të rekuperimit. Penalitetet e larta, që i fryjnë detyrimet përtej çdo kufiri të arsyeshëm, janë identifikuar si një element që cënon të drejtat e huamarrësve dhe ushqen praktika jo etike biznesi, sidomos nga mbledhësit e borxheve të këqija. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025
BOTA

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025
AKTUALITET

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
Para
Foto: Instagram

Beniada Nishani ishte një nga “eskortat” e Silvio Berlusconit? (Video)

TË GJITHA

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com