• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro e nis javën në rënie, shënon rekord të ri për 14 vitet e fundit

16:42 : 28/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro e ka nisur javën e fundit të vitit 2021 me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 120.36 lekë, duke shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit. Kursi i euros nuk binte në nivele të tilla qysh prej fundit të dhjetorit të vitit 2007. Ekspertët e tregut valutor shprehen se kjo rënie e euros është kombinim i një oferte në vijimësi të lartë të monedhës europiane me disa faktorë të përkohshëm që mund ta kenë rritur edhe më shumë këtë ofertë.

Muaji dhjetor, sidomos pjesa e dytë e tij, është një periudhë që përgjithësisht sjell rritje të flukseve hyrëse të valutës, të lidhura sidomos me kthimin e emigrantëve, por edhe një rritje të turizmit hyrës për festat e fundvitit. Megjithëse pandemia vazhdon të ketë një ndikim frenues në lëvizjen e lirë të shtetasve mes vendeve të ndryshme, këtë vit kufizimet ngelen më pak drastike krahasuar me një vit më parë. Kjo mund të ketë sjellë më shumë hyrje të turistëve dhe emigrantëve në Shqipëri për festa.

Një faktor tjetër me ndikim të konsiderueshëm mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh që qeveria shqiptare siguroi në muajin nëntor. Një pjesë e këtyre parave po përdoren për të mbuluar deficitin buxhetor dhe për të financuar shpenzimet publike në pjesën e fundit të vitit. Hedhja në treg e këtyre parave mund të ketë rritur më tej ofertën për valutë dhe të ketë ndikuar më shumë në nënçmimin e euros kundrejt lekut në kursin e këmbimit.

Lexo edhe:

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Këta faktorë, por edhe oferta në vazhdimësi e lartë e euros, qoftë nga burime formale apo informale, kanë bërë që monedha europiane të zbresë në nivelet ku qëndronte para shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008. As rritja e çmimeve të mallrave të importit duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për të ushtruar presione drejt mbiçmimit të kursit të euros. Një nga produktet më të ndikuara nga rritja e çmimeve, energjia elektrike, është blerë kryesisht me kredi të marra direkt në euro nga sektori bankar.

Tregu nuk është ndikuar shumë as nga kërkesa e Bankës së Shqipërisë për blerje të euros, për nevoja të administrimit të rezervës valutore. Të martën banka qendrore pubikoi edhe ndërhyrjet në tregun e parasë për tremujorin e tretë. Sipas informacionit zyrtar, blerjet e valutës deri në fund të tremujorit arritën në 91 milionë euro. Mbështetur në të dhënat e mbledhura nga “Monitor” në treg, në tremujorin e katërt Banka e Shqipërisë ka blerë edhe 25.8 milionë euro të tjera, duke e çuar totalin e blerjeve të valutës gjatë vitit 2021 në pothuajse 117 milionë euro.

Deri në fund të tremujorit të tretë, tendencat e deficitit të llogarisë korrente të vendit ishin pozitive. Sipas bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e turizmit dhe e remitancave ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. /Monitor/

Etiketa: eurokurs kembimiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 03/06/2026
Para

Nuk njihet si Kryetar, por Basha përcakton kriteret për kandidatët për Kreun e FRPD

TË GJITHA

“Ramë, pije kosin”,qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom