• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punonjësit e SHELL-it, rroga 700 mijë USD në muaj, por në bilance dalin me humbje!

23:46 : 28/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Koncesionarët që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse në Shqipëri ankohen vit pas viti se dalin me humbje. Bilance negative, asnjë taksë fitimi që shkon në arkat e shtetit shqiptar. Madje, investime të pakta në zonat ku operojnë. Një nga kompanitë që shfrytëzon burimet e naftës në vendin tonë është kompania ndërkombëtare SHELL.

Gjiganti botëror për nxjerrjen e naftës dhe nënprodukteve të saj, në vendin tonë del një kompani ” me humbje”.

Arsyeja?! Natyrisht që bilancet këto kompani i bëjnë në mënyrë të tillë që të mos paguajnë asnjë kacidhe në vendin tonë, teksa operojnë prej vitesh duke fryrë administratën dhe duke u vendosur drejtuesve rroga të majme. Madje, bëjnë kontrata me nënkontraktorë, vendas apo të huaj, duke mos dashur që të paguajnë tatim fitimi apo rentë minerare.

Skandali i pagave ka nxjerrë zbuluar disa prej këtyre kompanive, të cilat rezultojnë me paga stratosferike për drejtuesit e këtyre kompanive. Por, a nuk është pasuri e shqiptarëve nafta që ata nxjerrin? Natyrisht që po, pasi 1 litër naftë apo benzinë është aktualisht 190 lekë, më e shtrenjtë se vendet perëndimore. Por, ku shkojnë këto para që fitohen nga nafta shqiptare?

Lexo edhe:

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

BoldNews.al ka bërë një vëzhgim të kompanisë SHELL, ku rezulton se në Shqipëri kjo kompani ka 57 punonjës me rrogë.

Faksimile: Rrogat e punonjësve të SHELL, nga më e larta deri më e ulta

Sipas vëzhgimit, rezulton se kompania që shfrytëzon fushat naftëmbajtëse të zonës së Shpiragut në qarkun e Beratit, ka 57 punonjës me rrogë. Më i paguari është administratori, i cili ka një rrogë tepër të majme, plot 7.194.653 lekë të reja në muaj. Një rrogë tepër e lartë, qoftë për vendin tonë apo edhe për vendet e tjera.

24 më të paguarit e kësaj kompanie janë të gjithë shtetas të huaj, ku rrogat e tyre janë të majme sipas listës së sipër publikuar. Lexojini me kujdes shifrat, ku këta punonjës të huaj marrin nga 60, 40, 30, 20, 10 mijë euro në muaj.

I fundit i të huajve ka një pagë mujore 6 mijë euro, teksa në listë janë edhe disa shtetas shqiptar, duke filluar me një pagë 5 mijë euro në muaj. Pagat vijojnë me nga 5, 4, 3, 2 apo 1 mijë euro që është paga më e ulët në këtë kompani, teksa në listë janë inxhinierë, asistentë, kontraktues tregtie, drejtorë, juristë etj., etj.

BoldNews.al bëri disa kalkulime të thjeshta, duke bëra një llogaritje sa është fondi mujor i pagave të SHELL. Më sipër ne përmendëm se administratori ka një pagë prej 7.194.653 lekëtë reja, ndërsa paga më e ulët prej 102 mijë lekësh të reja, që merr asistent ekzekutiv.

Kjo kompani ka 57 punonjës me rrogë, të cilët marrin një fond total prej 77.366.159 lekë të reja, ose mbi 700 mijë USD në muaj. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se, mesatarisht punonjësit paguhen me 1.333.899 lekë të reja në muaj, ose mbi 11 mijë USD në muaj. Shifra të frikshme, duke parë nivelin e pagave në vendin tonë. Por, për ata që shfrytëzojnë burimet tona natyrore, këto paga janë normale.

Faksimile: Mesatarisht 1 punonjës i SHELL paguhet me 11 mijë USD në muaj. 1 punonjës i firmave nënkontraktore paguhet me 500 USD në muaj

Më sipër përmendëm sa paguhen punonjësit e huaj dhe shqiptarë të SHELL, që shfrytëzon vendburimin e naftës në Shpirag, Berat. Ndërkohë, BoldNews.al ka mësuar se kjo firmë ka lidhur kontrata me disa firma shqiptare, si nënkontraktore. Këto firma janë FUSHA dhe SALILLARI, të cilat bëjnë punët në terren.

Normalisht, këto firma kanë punëtorë shqiptarë. Sipas fondit të pagave të muajit prill 2021, rezulton se paga mesatare e kompanive shqiptare është 600 mijë lekë të vjetra, ose rreth 500 USD. Të njëjtin fond pagash kanë të dyja, duke bërë llogaritje të thjeshtë të numrit total, me pagën më të lartë dhe më të ulët.

Inxhinierët apo punëtorët e mesëm në këto dy kompani paguhen nga 600 apo 700 USD, ndërkohë që me poste të ngjashëm në SHELL paguhen me 5 apo 10 fish më shumë.

Diferenca është e frikshme, teksa me këtë fond pagash lindin shumë dyshime: A po shkojnë jashtë Shqipërisë fitimet e naftës shqiptare?!

Etiketa: pagapunonjesshell

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

22:26 : 09/05/2026
AKTUALITET

“Pagë pa punë”/ Përplasje mes punonjësve në UK Mirditë, akuzat

21:04 : 23/04/2026
AKTUALITET

Shqipëria përballë çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe pagave të ulëta!

11:50 : 09/04/2026
Para

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e mërkurë

TË GJITHA

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom