Një dyqan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në dyqanin në pronësi të shtetasit R.M..
Pronari i lokalit ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, njofton policia.