Komisioni drejtues i Kuvendi Kombëtar i PD-së konfirmoi arritjen e kuorumit për thirrjen e kuvendit dhe zhvillimin e tij.
Drejtuesi i komisionit, Belind Këlliçi sqaroi se: “Në zbatim të statutit të PD në fuqi, neni 42, nevojitet 1/4 e nr total të demokratëve për të thirrur kuvendin e jashtëzakonshëm. Numri total i delegatëve është 7646, 1/4 do të thotë minimalisht 1912 firma për të thërritur Kuvendin”.
“Sekretariati teknik më njofton se 4200 janë delegatë firmëtarë dhe të pranishëm në kuvend ndaj numri i delegatëve që kanë thirrur kuvendin duke qenë se është më i lartë se 1912, kuvendi është thirrur sipas statutit”, shtoi.
Në lidhje me kuorumin për zhvillimin e Kuvendit, ai sqaroi duhet që numri i pranishëm të delegatëve të jetë gjysma e totalit të tyre + 1.
Këlliçi tha se prezent janë verifikuar 4934 delegatë, numër ky që plotëson kuorumin. “Deklaroi se kuvendi ka fuqi të plotë vendimmarrje nga ky çast”, theksoi.
Më tej, sqaroi se në sekretariatin e Kuvendit ka mbërritur një propozim nga një grup anëtarësh të këshillit kombëtar që janë më shumë se ¼ për paraqitjen e disa ndryshimeve statutore, që i shpjegoi deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.