• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Harper te Montserrat, aleatët ndërkombëtarë nga Kuvendi i PD-së: Shqipëria meriton më shumë

12:30 : 30/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, një sërë përfaqësuesish të lartë ndërkombëtarë kanë përcjellë mesazhe mbështetjeje, duke e vendosur në qendër të fjalëve të tyre orientimin pro-europian të opozitës shqiptare dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar zhvillimin e kuvendit dhe ka kujtuar marrëdhëniet e tij me drejtuesit e PD-së. Ai ka theksuar se “ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian”, duke e parë bashkëpunimin politik si pjesë të këtij kursi të përbashkët.

“Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.
Të gjitha të mirat nga Zagrebi.”

Në të njëjtën linjë, Presidenti i IDU-së, Stephen Harper, e ka cilësuar këtë moment si të rëndësishëm për demokracinë e brendshme të partisë dhe për vendin në tërësi.

Sipas tij, “vendimi për të mbledhur këtë Asamble të Ripërtëritjes pasqyron si guximin, ashtu edhe mençurinë”, ndërsa ka nënvizuar se opozita mbetet një element kyç i balancës demokratike.

Lexo edhe:

Tabaku nga Kuvendi i PD: Duhet të bëhemi shtëpia e çdo shqiptari që kërkon ndryshimin e sistemit

Kuvendi i PD/ Zhupa: Të nisë puna që sot për zgjedhjet lokale

“IDU u themelua mbi bindjen se popujt e lirë, të qeverisur nga institucione të përgjegjshme dhe parti demokratike dinamike, ndërtojnë shoqëri më të drejta dhe më të begata. Për katër dekada, IDU ka bashkuar partitë e qendrës së djathtë në mbarë botën në mbrojtje të lirisë individuale, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së përgjegjshme.
Partia Demokratike e Shqipërisë është një shtyllë e kahershme e kësaj familjeje dhe sot ne qëndrojmë fort në krahun tuaj.
Vendimi për të mbledhur këtë Asamble të Ripërtëritjes pasqyron si guximin, ashtu edhe mençurinë. Partitë e forta demokratike nuk qëndrojnë në vend; ato dëgjojnë qytetarët, rivlerësojnë strukturat e tyre dhe qartësojnë vizionin për t’iu përgjigjur sfidave të kohës.
Puna që po ndërmerrni sot për të reformuar dhe modernizuar arkitekturën tuaj organizative, për të zgjeruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe për të paraqitur një platformë politike të rinovuar, është pikërisht lloji i ripërtëritjes institucionale që mban gjallë vitalitetin politik dhe besimin publik.”

Nga Shtetet e Bashkuara, ish-kongresmeni Bob McEwen ka sjellë një fjalim me tone historike dhe politike, duke rikujtuar transformimin e Shqipërisë pas rënies së komunizmit.

Ai ka deklaruar se “kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë… kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë”, ndërsa në fund ka shtuar mesazhin e tij më të fortë: “ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri”.

“E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët. Por ç’është më e rëndësishmja, kam qenë i privilegjuar të jem në Tiranë në shkurt të vitit 1991, kur njerëzit vendosën të zëvendësojnë monumentin e një diktatori. Populli i madh shqiptar kishte jetuar nën çizmen shtypëse të socializmit për një kohë kaq të gjatë sa nuk mund të ecte përpara. Kur e rrëzuan monumentin, bazamenti i tij u shkërmoq.
Unë mora një prej kësaj cope mermeri, e çova në shtëpi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vendosa mbi tavolinë. Dhe shumë shpesh njerëzit më pyesnin: çfarë e ke këtë mbi tavolinë? Dhe unë shpjegoja se kjo tregon se kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë, të totalitarizmit, lufton për liri, dhe kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë.
Ishte një koalicion i përbërë prej drejtuesve konservatorë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, që e çoi Shqipërinë në NATO. Dhe e gjithë bota e sheh Shqipërinë si një mike dhe si një aleate. Vendet e tjera të Evropës vazhduan të ndiqnin shembullin e Shqipërisë dhe të lidershipit të vetë konservator.
Përsa u përket kushteve, duhet ta pranoj se jam më i madh në moshë se shumë prej jush, dhe ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për Partinë Demokratike. Në vitet ’80 kishte nevojë për Partinë Demokratike. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si një tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë, dhe Shqipëria filloi të ecte përpara.”

Edhe përfaqësuesja e Partisë Popullore Europiane, Dolors Montserrat, ka vënë theksin te nevoja për modernizim dhe forcim të PD-së. Ajo është shprehur se “ju po modernizoni gjithë partinë… për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”, duke e lidhur këtë proces me synimin për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.
Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve.”

Nga Gjermania, deputeti i CDU-së Peter Beyer ka kërkuar përqendrim të plotë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se “nuk ka kohë për konflikte mes jush… por të gjithë duhet të përqendroheni në një qëllim të vetëm; integrimi në Bashkimin Europian”.

“Pas pak javësh, do të mbahet në Mal të Zi samiti Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor. Edhe përfaqësuesit e shtetit tuaj do të jenë të pranishëm atje, por ju duhet t’i mbani nën vëzhgim.
Ju jeni aktualisht partia opozitare më me ndikim dhe më e rëndësishme në Shqipëri dhe pritshmëritë nga unë, nga CDU-ja e Gjermanisë dhe sigurisht nga Europa dhe pjesa tjetër e botës janë shumë të larta.
Ne mbështetemi te ju dhe ju lutem merreni këtë përgjegjësi me seriozitetin maksimal.
Nuk ka kohë për konflikte mes jush apo konkurrencë të brendshme, por të gjithë duhet të përqendroheni, ashtu si ne në CDU në Gjermani, te një qëllim i vetëm; integrimi në Bashkimin Europian.”

Ndërkohë, deputeti grek Vassilios Giogiakas ka përcjellë mesazhe të qeverisë greke, duke nënvizuar mbështetjen për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rëndësinë e reformave institucionale.

Ai ka theksuar se “rruga evropiane nuk është vetëm një proces teknik, por është thelbësisht një proces i konsolidimit demokratik”.

“Është nder i veçantë që jam sot këtu me ju në Tiranë, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Më lejoni, së pari, t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të partisë Demokracia e Re dhe të kryetarit të saj dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Ky kuvend përfaqëson një zgjedhje të vetëdijshme politike për pjesëmarrjen e madhe demokratike. Në të gjithë gamën e partive të së djathtës dhe të qendrës, bëhet thirrje për të bashkëpunuar me brezin e ri, duke shoqëruar përgjegjësinë publike me reforma dhe me besueshmëri institucionale, me inovacion dhe bashkëpunim, si dhe me orientim drejt integrimit evropian.”

Në tërësi, mesazhet nga Kuvendi i PD-së kanë ndërtuar një narrativë të qartë mbështetjeje ndërkombëtare për opozitën shqiptare, duke e lidhur atë me procesin e integrimit europian, reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike në vend.

Etiketa: Andrej PlenkovicBashkimin Europiandeputeti i CDU-së Peter BeyerDolors Montserratish-kongresmeni Bob McEwenKryeministri i Kroacisëkuvendi i pdPresidenti i IDU-sëShtetet e BashkuaraStephen Harper

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku nga Kuvendi i PD: Duhet të bëhemi shtëpia e çdo shqiptari që kërkon ndryshimin e sistemit

18:47 : 30/05/2026
AKTUALITET

Kuvendi i PD/ Zhupa: Të nisë puna që sot për zgjedhjet lokale

17:08 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Humbja e besimit, plaga më e madhe”/ Tabaku në Kuvendin e PD: Emigrimi i të rinjve po zbraz Shqipërinë

16:29 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sekretarja e Përgjithshme e EEP, Montserrat takohet me Berishën në selinë e PD

13:23 : 27/05/2026
AKTUALITET

Berisha takim me presidentin e IDU: Shqipëria ka 5 probleme të mëdha!

12:28 : 01/05/2026
RAJONI

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos kufizim mbi çmimet e karburantit

16:44 : 09/03/2026
Para

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom