• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimi në Laç/ Si u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni

10:26 : 11/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhak, ku Pilot (Rakip) Roli, 55 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, është vrarë me armë zjarri, të tipit kallashnikov.

Viktima që njihej me dy emra është një biznesmen që në vitin 2011 u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari.

Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa në atentat kanë marrë pjesë dy persona, babë e bir, Skënder Lika dhe djali i tij.

Ngjarja

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 55-vjeçari ka dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Laçit, duke mos e ditur se ndaj tij ishte organizuar një atentat. Të paktën dy persona dyshohet të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

Lexo edhe:

Krimi në Fier/ Fqinjët: Ish-burri ka ardhur 3 herë që ta kërkonte

Shtohen misteret mbi vrasjen e Mateos/ Kush e ndihmoi Klodian Çalamanin

Në drejtim të automjetit luksoz të tipit “Audi Q7” me targë 001 PB, me të cilin lëvizte i vetëm viktima, u qëllua me breshëri automatiku dhe të paktën 7 plumba e goditën në trup 55-vjeçarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa Roli humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me breshëri automatiku, automjeti luksoz që drejtonte, ka vazhduar të ecë edhe për rreth 10 metra, duke goditur nga pas një makinë tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese.

Pamjet në vendin e ngjarjes tregojnë se automjeti është goditur me breshëri plumbash, veçanërisht në pjesën e xhamit të përparmë në anën e shoferit ku qëndronte Rroli, çka do të thotë se atentati ka qenë i mirorganizuar dhe se autorët kanë pasur dijeni jo vetëm për makinën që drejtonte viktima, por edhe për lëvizjet e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, krimi u raportua rreth orës 08:45 minuta të së premtes, ndërkohë që autorët kanë pasur kohë të largohen nga vendi i ngjarje.

Identifikohen autorët

Ekspertët kryen veprimet hetimore në vendngjarje, ndërsa forcat e Policisë lokale të ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ngritur postblloqe dhe ushtruan kontrolle në disa zona për kapjen e autorëve.

Atentatorët, të cilët kanë qenë dy persona, mendohet se janë pritur nga një automjet, duke u larguar me shpejtësi dhe duke i shpëtuar prangosjes nga Policia. 2 orë pas ngjarjes burimet policore bëjnë me dije se janë identifikuar dy persona si ekzekutorë të dyshuar të 55-vjeçarit.

Ata janë babë e bir me inicialet S. e L. Lika.

Dy atentatorët e dyshuar janë banues në të njëjtin fshat me viktimën, pikërisht në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tyre, por nuk janë gjetur në shtëpi.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë. Analizimi i pamjeve filmike pritet të ndihmojë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, pasi autorët mendohet se janë filmuar nga njëra nga kamerat e sigurisë të bizneseve.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i madh personash dëshmitarë në vendin e ngjarjes, por edhe që mund të kenë dijeni rreth atentatorëve.

Pasi kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve, ata janë lënë sërish të lirë.

Dëshmitari

Një nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregon se fillimisht menduan se ishte aksident, por më pas e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

“Sapo kisha dalë dhe po pija kafe te lokali këtu afër. Pashë një makinë, e cila goditi nga pas një mjet tjetër e më pas përfundoi në kanal. Dolëm jashtë bashkë me persona të tjerë, pasi menduam se ishte aksident. Por kur u afruam pamë viktimën të mbuluar me gjak dhe e kuptuam që ishte vrarë. Isha brenda lokalit dhe nuk i dëgjova të shtënat, por personat që kanë qenë jashtë na thanë se është qëlluar me breshëri dhe normalisht që ishin frikësuar”, thotë një dëshmitar.

 

Etiketa: krimi ne fiervritet biznesmeni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimi në Fier/ Fqinjët: Ish-burri ka ardhur 3 herë që ta kërkonte

12:07 : 13/04/2022
AKTUALITET

Shtohen misteret mbi vrasjen e Mateos/ Kush e ndihmoi Klodian Çalamanin

13:03 : 30/11/2021
AKTUALITET

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Familjarët protestë përpara burgut ku mbahet Çalamani

09:49 : 21/11/2021
AKTUALITET

“Më shau”/ Autori i vra*jes së 8 vjeçarit në Fier rrëfen kri*in

22:31 : 16/11/2021
AKTUALITET

Vra*ja e të miturit në Fier, reagon Noizy: Autori duhet pushkatuar

21:02 : 16/11/2021
AKTUALITET

Kri*i makabër në Fier/ Banorët të revoltuar: Bëni mirë ta vri*ni, mos e fusni në burg

20:19 : 16/11/2021
Para

Pogradec/ Përfshihet nga flakët magazina me materiale drusore

TË GJITHA

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ 3 lojtarë të Kombëtares kanë probleme në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

08:12 : 03/06/2025

Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare…

08:11 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com