Partizani ka rimarrë avantazhin përballë Skënderbeut. Fillimisht skuadra e Dajës shënoi golin e avantazhit në minutën e 14-të.
Një aksion spektakolar i Malës nga e djathta bën që sfera të shkojë te Rrapaj i cili nga distanca lëshon një predhë të pakapshme për Rexhepin.
Megjithatë reagimi i korçarëve ka qenë i shpejtë teksa kanë barazuar shifrat në minutën e 23-të pas një gafe të të kuqve ku realizoi Mensah.
“Demat” morën sërish kontrollin e lojës në minutën e 32-të me anë të Carës. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Stenio Zhunior ul topin për Carën i cili me gjoks e shtyn në rrjetë. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje, e pastaj VAR, pas 3 minutash pritje, konfirmon golin e rregullt.