• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia si lente për të kuptuar dhe orientuar

12:00 : 29/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Historia në trojet tona shpesh është përdorur si pisqollë politike, apo si empiricizëm që mvesh synime ideologjike, duke fshehur më shumë se sa ka treguar, ose duke u përqëndruar në faktologji pa interpretim. Në fakt duhet thënë se tekstet në përgjithësi kanë rezultuar defiçitare, ndonëse kohë pas kohe është hapur debati mbi rishikimin e tyre. Në datat historike 28 dhe 29 nëntori vazhdojnë ende të diskutohen si barrikada ideologjike dhe politike se sa si ngjarje historike që kanë shenjuar një shkeputje (ang. rupture) e cila vlen të analizohet, kuptohet por mbi të gjitha të shërbejë si mjet simbolik kombit unitar sesa si debat meskin për avancim karrierash politike. Si gjesti prej idioti të dobishëm i nje deputeti anonim që dje kishte asociuar flamurin kombëtar me foton e diktatorit ku gjetkë do ta kishin linçuar bash për hedhje zjarri në një vend që ende nuk është shkëputur nga e kaluara totalitare dhe është ende pa proces lustracioni dhe katharsisi shoqëror.

Nga ana tjetër, kemi problematikën e mbartur të teksteve shkollorë. Tekstet mësimore, na thotë filozofi i shkencës Thomas Kuhn, te libri i tij i shumë cituar, “Struktura e Revolucioneve Shkencore”, duke qenë “bartës” pedagogjik të vazhdimësisë  së  shkencës normale, duhen rishkruar tërësisht apo pjesërisht sa herë që gjuha, struktura e problemeve apo standartet e shkencës normale ndryshojnë. Fatkeqësisht një pjesë e mirë e teksteve mësimore si në arsimin parauniversitar, ashtu dhe në atë universitar në Shqipëri jo vetëm nuk janë rishikuar, por shpesh janë në rastin më të mirë të mbushur me gabime sintaksore ose përmbajtësore. Duke i’u referuar specifikisht teksteve të historisë, duhet thwnw, edhe në se rishkruhet, ideja është të bëhet më shkencore dhe jo më partizane, infantile dhe e cekët, duke shënuar hapa mbrapsht në shkencë dhe mendim kritik.

Historia mund të shihet thjesht dhe vetëm nëpërmjet syve të së tashmes, duke qenë një “histori kontemporane” siç na thotë Benedict Kroce, apo histori që bashkon të kaluarën si fakt objektiv me interpretimin e historianit sikundër argumenton në mënyrë eklektike historiani dhe filozofi i madh anglez Collingwood, ose dhe mund të çojë në përjetimin e së kaluarës si të  tashme, nëpërmjet proceseve të rimemorizimit, sikundër shprehet Pierre Nora, por asnjë herë nuk mund të krijohet apo rikrijohet histori nga hiçi. Historia gjithashtu nuk përsërit veten ndonëse përkon apo shpeshherë rimon, sikundër e ka përmendur dikur poetikisht shkrimtari amerikan Mark Twain.

Ashtu sikundër nuk mund as të sendërtohen memorie artificiale kolektive dhe t`i imponohen pjesës më të madhe të  popullsisë, qoftë kur shërben për procese identitare dhe komb-formuese, qoftë për të justifikuar një rregjim të caktuar dhe hedhur baltë  mbi të tjerët. Që  “historia mos të jetë veçse një makth prej të cilit tentoj të zgjohem” siç na tregon shkrimtari i famshëm irlandez, J. Joyce, duhet kuptuar drejt dhe konteksti në të cilën është shkruar.

Lexo edhe:

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

Gjithashtu leximi i teksteve, vençarisht atyre historikë nuk është vetëm për të hedhur dritë mbi të shkuarën, në mënyrën më objektive dhe të ftohtë racionalisht të mundshme. Por ashtu sikundër shkruan britaniku E. H. Carr “funksioni i historianit nuk është as të dashurojë të shkuarën, as të shkëputet nga e kaluara, por të kuptojë dhe kontrollojë atë për të kuptuar të sotmen”. Historia me pak fjalë na shërben si lente për të reflektuar mbi të shkuarën, analizuar të tashmen me qëllim që të kuptojmë trajektoren e së ardhmen. Ndryshe shërben veç si një formë masturbimi intelektual që nuk i duhet askujt.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Konflikti si gjendje e përhershme

08:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
Para

Moti i keq/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur të lëvizni në këtë zonë

TË GJITHA

“Vetëm SuperFuqia e USA/ Trump eviton Luftën e 3-Botërore”!

09:02 : 05/08/2025

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

08:54 : 05/08/2025

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

08:53 : 05/08/2025

Akuzohet për komplot për grusht shteti, “arrest shtëpie” ish-presidenti brazilian

08:43 : 05/08/2025

Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:38 : 05/08/2025

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

08:28 : 05/08/2025

Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

08:27 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com