Deputetët e Partisë Demokratike Bujar Leskaj dhe Alfred Rushaj kanë propozuar rritje fondi për ish-të përndjekurit politikë në paketën fiskale 2022.
Leskaj tha që fondi, nga 1 miliardë që është, të shkojë në 10 miliardë lekë.
“Detyrimi ynë ndaj të përndjekurve është 51 miliardë lekë, dhe kemi shlyer vetëm 40% të këtij detyrimi. Me këtë ritëm që është ndjekur nga qeveria, ky detyrim shkon për 31 vjet. Kemi të bëjmë me një detyrim ligjor, që e ka zanafillën tek vendimi i shtatorit 1991, kur ju dha pafajësi ish të përndjekurit. Ky është një detyrim yni, është detyrim i qeverisë, i shtetit, i opozitës, dhe nuk është një favor për këtë shtresë. Në këtë faturë janë 10 mijëra vite burg, është një punë diskriminuese që është bërë nga viti 1944-1990”, tha Leskaj.