Nga “Foltorja” e radhës e mbajtur në qytetin e Matit, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat adresuar kryedemokratit Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar Bashën si një aleat të kryeministrit Rama duke vrarë shpresën e demokratëve.
Ai sërish i ka bërë thirrje nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen duke u bashkuar me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të mos bëhet skllëvër të Bashës.
“Mbështetja juaj do të rithemelojë Partinë Demokratike dhe pluralizmin. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madeh shqiptare që nga viti 1990. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, se narkoshteti do të jetë e ardhmja e shqiptarëve gabuan rëndë. Edi Rama merr me 11 dhjetor përgjigjën më të hidhur. Pengu i tij, Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi. Këto kanë qenë vite shumë të vështira për ne, ku ju u varfëruat, fëmijët tuaj u larguan nga vendi, ku krimi dhe droga bëjnë ligjin në parlament, qeveri e këdo duke kërcënuar çdo ditë jetë njerëzish. Opozita me të gjithë përpjekjet tuaja për shkak të një dështaku u kthye në një aleat të narkoshtetit. Lulzim Basha është bërë varrmihësi i shpresës sepse atij nuk i besojnë. Demokratët kaëndashur 1000 mijë herë t’i besojnë atij edhe pse nuk ishte në lartësinë e duhur. Edi Rama merr mandatin e tretë. Tani u kërkoj të shtroni një pyetje: Çfarë ka ndodh me ne? Shkaku i të gjitha shkaqeve është vota. Unë ftoj socialistët të shtrojnë një pyetje: Kur ka votuar PS për herë të fundit? Nga viti 2009 PS nuk ka njohur votë.Ngrihet nga gjumi dhe i thotë krushka je emëruar ministër. Në 2017 ky dhunoi masivisht dhe në 2021 përdori metodat famëzeze të sigurimit të patronazhistëve. Pengkryetari në vend që të na ftonte në shesh për të mos u larguar nga aty deri kur të merrnim votën, u ndry në shtëpi dhe më pas vrapoi pas karriges së tij. Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve. Emëroi 60% të kryesisë, duke shkelur statutin me dy këmbë. Kjo kryesi në një akt të turpit historik vendosi të thërrasë anti-kuvendin. Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari të kryesisë se janë të rinj të politikë dhe duhet të korrigjojnë gabimin e tyre. Sa më shpejt jepni dorëheqjen, bashkohuni në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndaj i kërkoj sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve jepni dorëheqjen, mos rrini si skllevër”- tha ai.