• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Qendrore e Austrisë: Shqiptarët kanë njohuri të dobëta për pasojat afatgjata të borxhit të lartë

08:09 : 23/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Teksa borxhi publik në Shqipëri ka shkuar në nivelet më të larta rajonale dhe në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore (CESEE) duke iu afruar nivelit 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), shqiptarët shfaqin nivele të ulëta njohurish për pasojat afatgjata të tij dhe sidomos, në impaktin negativ për brezat që vijnë.

Në buletinin e tretë ekonomik për Integrimin Ekonomik të Europës Lindore në BE, Banka Qendrore e Austrisë, në një studim të posaçëm, i bazuar në një anketë, gjeti se shqiptarët kanë njohuri të dobëta për pasojat negative të borxhit te gjeneratat e ardhshme, te niveli i taksave, tek investimet, masa e pensioneve etj.

Banka Qendrore e Austrisë ka vërejtur se më pak se 40% e shqiptarëve e kanë të qartë se niveli i lartë i borxhit publik ndikon në rritjen e taksave në të ardhmen, ndërkohë 60% e qytetarëve në rajonin CESEE e dinë lidhjen ndërmjet borxhit dhe taksave të larta.

Gjithashtu shqiptarët dhe çekët kanë njohuri të dobëta për efektet që ka borxhi i lartë publik në nivelin e ardhshëm të pensioneve dhe përfitimeve të tjera publike. Vetëm 38% e shqiptarëve janë në dijeni se borxhi i lartë publik ushtron presion mbi shpërndarjen e fondeve publike për mbrojtjen sociale, ndërsa në rajonin e CESEE mesatarisht 60% e qytetarëve i dinë ndikimin negativ që borxhi ka në këto pagesa.

P.sh., vetëm 48% e shqiptarëve e dinin se borxhi i lartë publik komprometon të ardhmen e gjeneratave. Kjo përqindje ishte shumë e ulët në raport me 73% të serbëve, 80% të maqedonasve, 80% të rumunëve, 80% të bullgarëve që ishin të qartë në qëndrimin e tyre se borxhi i lartë i qeverisë ndikon negativisht jetën e gjeneratave në të ardhmen.

Lexo edhe:

Borxhi 261 mln lekë i Ujësjellësit/ Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

Ashtu si edhe qytetarët e rajonit, edhe shqiptarët shfaqen mosbesues se borxhi i lartë ndikon në rritjen e investimeve. Madje shqiptarët paraqiten edhe mosbesues, pasi më pak se 30% e tyre besojnë se rritja e borxhit përdoret për investime.

Interesante mbeten edhe njohuritë për madhësinë e borxhit publik si përqindje e PBB-së, të cilat janë shumë të kufizuara në shumicën e vendeve, por sidomos në Shqipëri. Mesatarisht, 36% e të anketuarve japin një përgjigje “nuk e di”, duke filluar nga 16% në Shqipëri deri në rreth 60% në Bullgari dhe Rumani. Përqindja e të anketuarve që japin përgjigjet e duhura për raportin e borxhit varion nga 17% në Hungari dhe Shqipëri në rreth 40% në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri në mesin e viteve 2000, madhësia e borxhit publik ishte shqetësim vetëm për disa vende të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ). Megjithatë, kriza financiare globale 2008-2009, pasojat e krizës së borxhit sovran të vitit 2012 në zonën e euros dhe, së fundmi, pandemia COVID-19 shkaktuan një rritje të fortë të niveleve të borxhit publik në të gjithë rajonin.

Mesatarisht në të gjithë rajonin, raportet e borxhit u zgjeruan me 10 pikë përqindjeje në vitin 2020, me rritjen më të madhe të vërejtur në Kroaci, Hungari, Rumani, Poloni dhe Maqedoninë e Veriut. Kroacia, Hungaria dhe Shqipëria përballen tani me raporte borxhi prej rreth 80%, të ndjekura nga Serbia dhe Polonia me rreth 60%. Në anën tjetër të spektrit, Bullgaria, Çekia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende raporte borxhi nën 40%.

/Monitor.al/

Etiketa: borxhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Borxhi 261 mln lekë i Ujësjellësit/ Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

16:33 : 21/05/2025
BOTA

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rreziku i pensioneve/ Borxhi i sigurimeve shoqërore nuk ndalet, arrin 244 mln euro

09:40 : 13/03/2025
AKTUALITET

Investitorët nga jashtë blenë 143 milionë euro borxh shqiptar në 2024-n

09:30 : 17/02/2025
AKTUALITET

Ahmetaj: Rama më kërkoi që borxhin 1 miliardë dollarë t’ia kaloja mikut të tij izraelit

22:48 : 27/01/2025
AKTUALITET

Vrasja e Klaudio Prendit/ Sherri tek rrugica e “Salës” për 10 mijë € borxh, në kërkim “Kleo i Freskut”

15:49 : 24/11/2024
Para

KLSH zbardh skemën se si qeveria bën tendera rrugësh pa pasur fonde/ “Loja” me planin 1,000 lekë

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com