• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari Jak Ndoka përballet me Vetting, ja flamujt e kuq në deklaratat e pasurisë

16:36 : 18/11/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari Jak Ndoka i Gjykatës së Lezhës do të përballet të premten më 19 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Jak Ndoka e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai ka punuar kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Jak Ndoka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Jak Ndoka deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare llogaritet në vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Lexo edhe:

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

Ndoka deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.2 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 2.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 26.2 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e Z. Ndoka, 23% pagat e familjarëve, 16% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme dhe gati 2% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2008, subjekti Jak Ndoka rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën 473,231 lekë për të justifikuar shtesën e asetit apartament banimi 73m2 në Shëngjin me vlerë 2,400,000 lekë, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara dhe detyrimit të pashlyer ndaj firmës në vlerë 900,000 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilët lidhen kryesisht me transaksionet e kryera në blerjen e pasurive të patundshme.

Në vitin 2007, subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi dhe njësi shërbimi në Lezhë me vlerë totale 3,800,000 lekë, me burim financiar shitjen e një apartamenti të mëparshëm me vlerë 5,300,000 lekë. Apartamenti i shitur deklarohet si burim edhe për blerjen e apartamentit në Shëngjin në vitin 2008, por subjekti nuk e ka deklaruar më parë huanë që i detyrohej blerësi.

Në vitin 2011 subjekti deklaron të ketë përfituar tokë pemtore dhe arë në Pllanë, Lezhë, sipas ligjit numër 7501 për tokën, në bashkëpronësi 1/6 pjesë të sipërfaqes totale 6,000m2, pa deklaruar vlerë aseti.

Në vitin 2012, subjekti deklaron shtesë apartament banimi sipërfaqe 103m2  në Tiranë, për të cilin deklaron vetëm pagesën 15,000 euro, me burim kursimet në cash për vitet 2009-2011. Në deklarim mungon vlera e plotë e asetit dhe deri në fund të vitit 2016, nuk ka të dhëna të tjera për pagesa shtesë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016 /BIRN/

Etiketa: Jak Ndokapasuriavetting

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

18:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
Para
Foto: Partizani.al

Partizani shijon kualifikimin në Kupë por tani e pret kalendar “ferri”

TË GJITHA

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

10:31 : 13/09/2025

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com