• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kursimet 1 mld USD të deputetit rilindas Alfred Peza, ish-kolegët: Gazetaria nuk të bën të pasur

16:21 : 14/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Pas denoncimit për një pasuri prej rreth 1 milion dollarësh, e cila u përdor për blerje aksionesh në një bankë private nga bashkëshortja e ish-gazetarit, deputetit të PS, Alfred Peza, kanë reaguar zëra të njohur të medias shqiptare. Sipas tyre: Gazetaria nuk të bën të pasur!

Midis tyre janë Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Saimir Kodra, Artan Hoxha, si dhe Poli Hoxha.

Bejtja_2_0

Andi Bejtja

Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetem nuk behet fjale qe ta kem ketë shifer, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.

Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t’i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c’ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.

Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

blendi fevziu

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, i cili është një nga gazetarët më të paguar në vend, pyetjes së Citynews iu përgjigj: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milion dollar.

 

saimir-kodra

Saimir Kodra

Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.

artan-hoxha-1

Artan Hoxha

Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i News 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar.  Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh.

Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.

Poli Hoxha: Pyetjes suaj nuk di si ti përgjigjem, në këtë situatë që ka plasur mes “patricëve të zhurmshëm në bollëk” të medias; Duhet të më vijë “turp”, që pas 20 vitesh intensive gazetari duke filluar që nga malet e Tropojës, kur nuk hynte as RENEA, e deri te themelimi i Panoramës dhe drejtimi i të paktën 5-6 gazetave, jo vetëm nuk kam fare llogari bankare e shtëpi timen e ende i gëzohem ditës së rrogës, apo të jem krenarë që ndoqa këtë rrugë?!.

Poli Hoxha

Është një situatë absurde kur e mendon qetë. Të duket vetja i shfrytëzuar më keq se një skllav, që ka punuar në një minierë diamantesh, por edhe që në fund të fundit gurin e çmuar, atë më të shtrenjtin e ka “vjedhur” për vete; integritetin profesional dhe personal.

Habitem me habinë e shumë kolegëve. Ne i kemi ditur të gjitha këto, por e kemi pranuar këtë realitet në mënyrën tonë, sipas karakterit të gjithsecilit. Nuk kam shpresë se do të ndryshojë gjë në median shqiptare, edhe pas kësaj hapje barku që po i bëjnë njëri tjetrit një grup që kanë fryrë dhe investuar po njëri tjetrin, për të qenë këtu ku janë; me paga (ato janë asgjë përpara skemës që kanë krijuar me pushtetin e rradhës, për punësime e sekserizma) të frikshme, kur i krahason me lëmoshat e gazetarëve që bëjnë punën e vërtetë.

Gjithsesi e gjitha kjo që po ndodh e ka një gjë të mirë; ka nisur aksidentalisht  vettingu në media dhe më e bukura është që po e bëjnë vetë “peshkaqenët”, deri sa të qetësohen dhe të rigrupohen sërish, për të mbrojtur statukuonë e tyre./Citynews

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

“Lobova te Rama që të bëhej drejtor i RTSH”, Zheji “tërbohet” me Çilin: Mos më bëj të të nxjerr sekretet

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com