• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Turqia partner strategjik, nga Kina s´kemi përfituar”, Rama: Ja pse “Open Balkan” është proces i vështirë

17:08 : 13/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për median franceze “France 24”, u shpreh se Turqia mbetet një partner strategjik i Shqipërisë.

Gjithashtu, Rama tha se partner strategjik mbeten edhe Greqia dhe Italia, ndërsa Shqipëria nuk ka përfituar asgjë nga korniza e bashkëpunimit me Kinën.

Gazetarja: Ju pritët në Tiranë ministrin e Jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj të ndihmohet nga Kina? Në përgjithësi, a është kjo në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me Shtetet e Bashkuar dhe Turqinë e Recep Tayyip Erdogan? Shihet qartë se ka një interes të madh për të gjitha këto fuqi në rajonin tuaj, në Ballkan dhe në vendin tuaj.

Rama: Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pra vendet ish-komuniste, formati 17 + 1, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por për sa i përket pranisë së investimeve, apo ndihmës kineze nuk ka asgjë të veçantë për t’u theksuar. Ndërkohë që Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë ashtu si Greqia dhe Italia. Është një trekëndësh shumë i rëndësishëm historikisht dhe tradicionalisht. Janë popuj, vende mike dhe për mendimin tim, personalisht, Turqia nuk ka një strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Gazetarja: As për islamizmin, për çështjen e Islamit dhe modelin e tij pikërisht mysliman?

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Rama: Nuk ka asgjë në këtë drejtim, kam dëgjuar shumë fjalë dhe kam lexuar shumë shkrime që thonë se xhamitë po lulëzojnë në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, por ju them se që prej 30 vjetësh, vetëm një xhami, një xhami e bukur, është ndërtuar me ndihmën e komunitetit mysliman turk. Vetëm një.

Gazetarja: Edi Rama një pyetje për praninë në vendin tuaj të refugjatëve afganë që ikin nga talebanët. Ata mbërrijnë me pikatore në Bashkimin Evropian. Pritja e tyre është një temë delikate, sepse ata përbëjnë një kontigjent të madh azilkërkuesish, i dyti pas sirianëve. Shihet qartë se Evropa heziton të presë më shumë, ndërkohë që ju keni hapur kufijtë tuaj për të ofruar një qëndrim tranzit para se të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, në Kanada.
A mendoni se Europa në veçanti nuk po bën sot mjaftueshëm bashkarisht?

Edi Rama: Unë jam askushi për të gjykuar të tjerët dhe mund të flas vetëm për Shqipërinë, i vetmi vend në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se në fillim të saj, pikërisht sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut e ndaj hebrenjtë mbroheshin nga shqiptarët dhe nuk ka asnjë rast të vetëm që është raportuar te nazistët.
Është një vend që përpara 30 vjetësh u detyrua të kalonte të njëjtën përvojë si afganët duke u larguar nga ferri që nuk bazohej në fondamentalizmin islamik, por bazohej në ateizmin më të kulluar dhe më të egër të një regjimi të vrazhdë komunist. Dhe u larguam, trokitëm në dyer të tjera e ja, së fundmi ky është një vend i NATO-s, prandaj e shoh absolutisht të natyrshme që vendet e NATO-s, pasi vendosen të largohen nga Afganistani, duhet të hapnin dyert, jo për të gjithë afganët që nuk janë të kënaqur me kthimin e talebanëve, por për afganët, burrat dhe grate që kanë qenë atje për ne, kanë punuar me ne, që besuan në atë që thamë dhe në atë që ne jemi si aleanca e vendeve moderne, demokratike e me rradhe, dhe të cilët dolën hapur në vijën e parë të ndryshimit në Afganistan. Pra, si mundet që vendet e NATO-s të kthejnë shpinën dhe të thonë ne po ikim dhe ju rrini këtu e prisni që të vijnë talebanët dhe t’ju vrasin ose ju torturojnë, t’ju presin duart ose kokën, sepse keni qenë bashkëpunëtorët tanë!

Gazetarja: Një pyetje e shpejtë për bashkëpunimin tuaj rajonal. Ballkani ishte për një kohë të gjatë fuçi baruti, ai ishte vendi ku ka patur një luftë të përgjakshme pikërisht mes anëtarëve të ish-Jugosllavisë. Ju realisht keni bërë thirrje për një Ballkan të hapur, një mini-shengen për të lehtësuar lëvizjen e mallrave midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, heqjen e kufijve prej vitit 2023. Por tre vendet e tjera të Ballkanit nuk mund të bashkohen për shkak të këtyre tensioneve etnike mes myslimanëve dhe të krishterëve….

Rama: Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin. A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, Sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga.

Etiketa: kinaRamaturqia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
BOTA

Kina paralajmëron në OKB: Rendi botëror po ndryshon me shpejtësi

14:54 : 27/05/2026
BOTA

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq “përplasen” me ata grekë!

19:32 : 25/05/2026
BOTA

BE-ja drejt përplasjes tregtare me Kinën?

18:28 : 25/05/2026
BOTA

Kallas: SHBA-ja, Kina dhe Rusia kërkojnë një Evropë të ndarë

18:11 : 17/05/2026
Para

VIDEO/ Basha: Berisha nuk e ka luftën me mua, por me SHBA për interesat e tij personale

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetlunabetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom