Barcelona njoftoi në orën 00:15 shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman, disa orë pas humbjes që pësoi ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 1-0.
Sergi Barjuan, trajneri i ekipit të të rinjve, do të drejtojë Barçën në ndeshjet ndaj Alaves, Dinamo Kiev dhe Celta Vigo.
Ndërsa, pas pushimit të kombëtareve, mendohet se Presidenti Joan Laporta do të zgjedhë si trajner të ri ish-legjendën e klubit, Xavi Hernandez.
Aventura e Ronald Koeman në pankinën e katalanasve zgjati vetëm 14 muaj dhe përfundoi me Barcelonën në një pozicion të dobët në renditje dhe me vetëm një Kupë Mbreti të fituar.