Magazinat e një mobileri në Gjirokastër u përfshinë nga zjarri ditën e sotme. Mobileria e përfshirë nga flakët ndodhet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Viroit.
Nga dyshimet e para, zjarri ka nisur pasi një grup specialistësh të ardhur nga Tirana, teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kanë ndeshur në një bombol gazi duke shkaktuar zjarr të madh.
Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.