Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, në zonën e rreth rrotullimit të Çermës në Lushnje.
Burimet paraprake njoftojnë se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës disa metra larg një toke bujqësore.
Mësohet se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, pasi shoferi ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.