“Qytetarët në ngricë dhe acar, qeveritarët në gjah për derra të egër dhe shpezë!”, kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa akuzon qeverinë për paaftësi për të menaxhuar problematikat e krijuara nga moti i ftohtë, Berisha thotë se “qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar”.
Ja statusi i plotë i Berishës:
Qytetaret ne ngrice dhe acar, qeveritaret ne gjah per derra te eger dhe shpeze!
Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.
Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.
Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!
Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!! sb