• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nxënës e prindër në kaos, Rilindja e mish-mashit në arsim

15:14 : 28/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Erdha, bëra apelin, pash dhe ika… Kjo po ndodh me nxënësit shqiptarë të arsimit parauniversitar, nga klasa e parë deri në gjimnaz. Duke u justifikuar me masat anti-covid, është gjetur një zgjedhje “Alla-Rilindje”, në shkurtimin e orarit të mësimit. Kjo ka bërë që mësimi të zhvillohet me dy apo tre turne ku për shkak të mungesës së infrastrukturës nxënësit e një klase detyrohen të ndahen në dy apo tre grupe për të ruajtur distancën fizike në klasa.

Forma e re e “mësimçoroditëse” e qeverisë sonë ka shkaktuar një kaos të vërtetë nëpër shkolla me prindër që dërgojnë nxënësit për dy orë në mësim dhe më pas i presin për ti dërguar në shtëpi, por në orare të ndryshme, duke nisur nga mëngjesi deri në pasdite vonë. Një alternatim absurd, as mësim online dhe as në klasë me orar të plotë.

Burime nga drejtoritë arsimore në rrethe shprehen se kjo masë është marrë pasi në klasa po synohet që të ketë një numër të kufizuar nxënësish, duke ruajtur distancën fizike, por për mungesë të klasave të mëdha janë të detyruar që të bëjnë mësim me turne dhe me kohë të reduktuar.

Një klasë me 30 nxënës bën mësime me dy turne me orar të kufizuar. Fillimisht futen 15 nxënës dhe u reduktohet ora e mësimit, më pas priten nxënësit e tjerë të turnit të dytë ku mësuesit janë të detyruar të përsërisin atë mësim që kanë kryer me grupin e parë.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Nëse është masë antikovid a nuk e kuptojnë gjenitë e Rilindjes se fëmijët mund ta marrin virusin edhe kur shkëmbehen me dyndjen e madhe të nxënësve që vijnë dhe prindërve të tyre që dis ai sjellin fëmijët dhe të tjerë i presin për ti marrë?

Në të gjithë vendet e rajonit mësimi ka vijuar normalisht, madje nuk po krahasohemi as me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në Kosovë është vendosur që mësimi të jetë fizik në klasa dhe me orar të plotë. Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, është shprehur se: “synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore. Kjo edhe për shkak se, të gjitha studimet tregojnë se pasojat tek fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave kanë qenë të mëdha”.

Po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut është ndjekur e njëjta strategji, ku nxënësit e arsimit parauniversitar të të gjithë klasave po vijojnë mësimin normalisht.

Po arsimi ynë a drejtohet nga ‘Fejsbuksat’? Ministrja e Arsimit Evis Kushi shtoi edhe më shumë buzëqeshjen në fytyrë kur i rikonfirmua si ministre edhe në kabinetin Rama 3 dhe u tregua mjaft e zgjuar duke kapur me të dyja duart “konceptin e Rilindjes”. Për të dhe ministrat e tjerë nuk ka rëndësi realiteti dhe produkti, por dukja.

Ndërsa nëpër shkolla prindër dhe nxënës ndodhen në një kaos të vërtetë orar pa orar dhe me marrjen e njohurive minimale, rrjetet sociale të ministres flasin për një tjetër situatë, që është surreale, por paraqitet si e vërtetë vetëm në propagandë. Shfaqen imazhe të shkollave që duke i parë nëpërmjet syrit të kamerave të jepet ideja se infrastruktura shkollore është në nivele të larta. E vërteta është krejt ndryshe. Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkolla në orare të ndryshme, duke tentuar të thithin dije për ato pak minuta sa zgjat zhvillimi i një lënde.

Ministrja ka hedhur në rrjetet e saj sociale çdo dalje publike të kryeministrit, kryebashkiakut të Tiranës apo fotografi të vetat, duke e mbushur profilin me “arritje haluçinative”.

Gjen edhe kohë të shprehet se është krenare për boksierin shqiptar Florian Marku, duke valëvitur edhe flamurin e patriotizmit. Sa për mbarëvajtjen e arsimit, që është edhe çelësi i zhvillimit të një shoqërie ministrja se ka kuptuar dhe Akoma më rëndë as nuk do ta kuptojë se situate është dramatike.

Nuk ekziston asnjë studim se ku do të arrihet me këtë mish-mash të Rilindjes në mësimin që nuk është as në klasë me kapacitet të plotë dhe as online. Si “fajsbukse” me dokturaturë, ministrja mund të lundrojë për të parë si është zgjidhur në vendet e tjera, por sigurisht që nuk do të gjejë asnjë si Shqipëria.

Etiketa: arsimiEdi Ramaevis kushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para
Phil Mccarten / AP file

Will Smith dhe partnerja e tij kanë pasur marrëdhënie seksuale me persona të tjerë, aktori: Martesa nuk mund të jetë burg

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com