• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Skandali/ Vizion Plus i kërkon 150 milion lekë gazetarit

15:05 : 06/01/2017
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Artan Rama

Shoqëria e ndërtimit Edil al-it sh.p.k, ka autorizuar zyrën e saj juridike për të më paditur në gjykatë! Në datën 17, nëntorin e shkuar, gjykata civile e Tiranës ka regjistruar çështjen “Shoqëria Edil al-it sh.p.k v. Artan Rama” me padi shkaktim dëmi ku i kërkohet të paditurit (mua), për të shpërblyer Shoqërinë “Edil al-it” sh.p.k me shumën e 15,000,000 Iekëve për dëmin jopasuror, që perfshin cënimin e imazhit dhe dëmin moral për Shoqërinë, por edhe cënimin e imazhit, dëmin moral dhe cenimin e personalitetit të ortakëve të Shoqërisë.

Më tej, në kërkesë-padi, thuhet se shkak ishte bërë një shkrim i imi, me titull “Dritëhije në Sallën e Teatrit”, i datës 8 (tetë) nëntor, në faqen Públicus, ku raportohej mbi zhvillimin e dy tenderave, të kryera prej Ministrisë së Kulturës, për ndërtimin dhe rehabilitimin e dy sallave teatrore, përkatësisht, “Skena e Re” dhe “Teatri i Operas dhe i Baletit, përmes praktikave të dyshimta, jo transparente dhe në konflikt të hapur interesi dhe se Edil al-it sh.p.k, pra kompania paditëse, ishte shpallur fituese kundrejt kompanive të tjera pjesëmarrëse gjatë këtiij procesi tenderimi.
Kështu, në datën 12 janar, pra këtë të enjte, unë do të paraqitem përpara gjykatës, në seancën e parë.

Tani më lejoni, vetëm pak fjalë mbi këtë padi!

Në këtë proces, krahas meje, do të gjykohet mbi një shkrim! E meqënëse në këtë vend ka me dhjetëra njërëz që shkruajnë, vendosa që padinë ta bëj publike, përmes kësaj deklarate, në mënyrë që ta shohin, ta lexojnë e ta gjykojnë të gjithë. Në fund, kësaj deklarate, krahas padisë, do t’i bashkangjitet edhe shkrimi në fjalë!

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Asnjë shpifje, sharje, apo fyerje nuk ekziston në atë shkrim! Vetëm pyetje për të cilat, deri tani, nuk kam marrë asnjë përgjigje; ende asnjë reagim publik nga autoritetet e aq më pak, asnjë reagim prej kompanisë në fjalë! Ka vetëm një padi, e depozituar në heshtje, në gjykatë; një padi civile që kërkon 15,000,000 m lekë si dëmshpërblim!

Por Públicus dhe unë si themelues i tij, jemi shprehur qysh në fillim, se interesi publik dhe transparenca janë qëllimi dhe objektivi parësor dhe jo kurimi apo përkujdesja ndaj një imazhi. Ndonëse respektojmë të drejtën e çdokujt për mbrojtjen e reputacionit të tij, ne nuk kompromentojmë aspak detyrimin për të dhënë informacion e për të publikuar fakte edhe në respekt të së drejtës që ka publiku për t’u njohur me këto informacione.

Është e kuptueshme që shkrimet tona mund të dëmtojnë imazhin e qeverisë apo të kompanive financiare, përsa kohë që pasuria publike, interesi publik është pika jonë fokale. Por, përsa kohë që metodat dhe qellimet tona janë të ligjshme e të pastra, raportuesit nuk mund të konsiderohen fajtorë!

Ne hulumtojmë dhe mbledhim fakte, i verifikojmë e më pas vendosim t’i publikojmë ato. Ne parashtrojmë hipoteza dhe ngrejmë pyetje. Është e drejta jonë të jemi kritikë, madje të tepruar ndaj qeverisë. Ne kemi detyrimin etik dhe ligjor për të raportuar të vërtetën edhe kur ajo mund të rezultojë e dëmshme për dikë. Në asnjë rrethanë bindjet tona nuk mund të kufizohen, përsa kohë që liria e shprehjes garantohet përmes Kushtetutës!
Dhe ashtu siç ka thënë John Stuart Mill, se liria e shtypit është një nga siguritë kundër qeverisë tiranike dhe të korruptuar, kësisoj pra, edhe interesi ynë publik garantohet, në radhë të parë, prej kësaj lirie.

Por kjo nuk është hera e parë. Unë dhe ekipi im u gjendëm në një të njëjtën rrethanë, nën të njëjtin kërcëmin e shantazh, kur raportuam e xhiruam në Sharrë për vdekjen e Ardit Gjoklajt.
Ne e dimë, gjithashtu, që presioni nuk do të pushojë! Dyert po mbyllen, në vend që të hapen! Refuzimi dhe heshtja po bëhet një standart komunikimi!
Çfarë duhet të bëjmë? Si mund të vazhdojmë më tej?

Ata nuk do të ndalojnë, kështu dhe ne nuk do të tërhiqemi! Dhe natyrisht, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, me besim se liria e shtypit, në fund, do të fitojë!

Artan Rama “Públicus”

Më poshtë është linku i artikullit origjinal, i publikuar në Públicus në FB, dt. 8 nëntor 2016

https://www.facebook.com/publicus.al/posts/1179289765451268

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ja pse Donald Trump do ta shkarkojë Donald Lu-në!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025

Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

18:43 : 14/05/2025

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com