Nga Boldnews.al
Pasi i ofroi kullat Sandrit, kioskat Vjollcës dhe teatrin Kombëtar Tanit, Lali Eri më në fund ka edhe erën me vetë. I ftohti polar i mbërritur në Shqipëri është bërë papritmas një aleat shumë i çmuar dhe batjava i Lali Erit. Njeriu që ka blerë gjithë mediat e vendit doli sot duke bërë figurën e karagjozit si zyrtari që u rri njerëzve në këmbë dhe në shërbim të tyre në një vend ku qeveritarët kanë punuar dhe punojnë kundër interesit publik dhe pasurohen në kurriz të popullit të thjeshtë. Sikur të mos mjaftonin denoncimet e hidhura por të vërteta (lapsi.al botoi dje një investigim) për blerjen totale që i ka bërë medias televizive, kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton të na blejë edhe të ftohtin. Sikur të mos mjaftonte që hyri në shtëpitë e shqiptarëve edhe natën e ndërrimit të viteve, herë nga parodia portokalli e herë nga dritarja e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, tanimë Veliaj po vjen bashkë me borën dhe të ftohtin polar për të hyrë me dhunë në çdo fatkeqësi që pritet të ndodh në këto ditë të ftohti. Veliaj sot bën thirrje dhe paraqitet me shumë siguri si punëmbaruar dhe masa marrës, por me siguri nëse në ditët që vijnë do të ketë viktima ai do ti braktis funeralët dhe familjarët. të njëjtën gjë bëri dhe në landfillin e Sharrës ku bënte thirrje për punësim të sigurtë me rroba të reja me dorashka dhe me sigurime të paguara, por pas vdekjes së Ardit Gjoklajt ai u bë palë me vrasësit e tij dhe e mohoi vdekjen e 17 vjeçarit. Erion Veliaj e ktheu këtë ngjarje nga një vdekje aksidentale në një vrasje kriminale.
Sot Lali Eri mori dhe rolin e mjekut në parodinë e shfaqur para medieve konvencionale. Veliaj i bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet në të ftohtë, aktivitetet e rënda fizike që shkaktojnë djersitje dhe që më pas përfundojnë në hipotermi. I etur për të marë minuta në ekranet e blera prej tij ai bën figurën qesharake të njeriut punëmbaruar.
Ai ofroi edhe zyrën e tij për njerëzit në rrezik ndërkohë që e ka kthyer në bunker dhe në institucionin më të errët të institucioneve shqiptare bashkinë e kryeqytetit. Nëse bën një kërkesë për informacion në këtë bashki asnjëherë nuk mer përgjigje për atë që pyet. Pikërisht ky diktator i vogël ky armik i fjalës së lirë jep shfaqje dhe shoë se është gati të jap dhe zyrën e tij për të varfrit.
Lali Eri u shfaq edhe më qesharak kur kërkoi të merte dhe kompetencat e rivalit të tij brenda PS ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Me një zë që të këpuste shpirtin ai u turr të përfitonte nga fatkeqësia e radhës.“I lus të gjithë qytetarët që të njoftojnë shërbimet tona të emergjencës, Policinë e Shtetit apo urgjencën në numrin 112 nëse shihni njerëz në nevojë apo në një situatë hipotermie që paraqesin shenja si dridhje apo kapitje, konfuzion, mungesë artikulimi apo marrje mendsh, njerëz dhe qytetarë që mund t’i hasni në rrugë dhe mund t’i ndihmoni vetëm me një telefonatë”- bëri thirrje Veliaj.
Është ky i ashtuquajtur kryebashkiak që i ka lënë shkollat e Tiranës pa ngrohje dhe me mësimin me dy turne ndërkohë që shkon cdo javë në shkollat nëntë-vjeçare dhe mbjell propagandë dhe ushqehet me fytyra fëmijësh për të kuruar fytyrën e tij kriminale dhe duart e gjakosura nga vdekja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e sharrës aty ku Veliaj i kishte bërë thirrje të shkonte të punonte i sigurtë.