Ministria e Shëndetësisë njoftoi të Shtunën më 25 shtator se tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 88 raste të reja me këtë virus, nga 4,704 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 pacientë, ndërsa raste aktive janë 4,800.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, janë administruar 15,718 doza të vaksinës, 24 orët e fundit.
Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 493,794 persona.