Dashi-Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke, por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.
Demi-Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën në çift do keni disa keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Jeta ka dhe të papritura. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pasi keni qenë të gëzuar nga sukseset e jetës profesionale mund te kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.
Binjakët-Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë sadisfaksion. Fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.
Gaforrja-Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.
Luani-Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.
Virgjëresha-Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndiheni më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.
Peshorja-Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Sipas Dritare.net, në punë do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.
Akrepi-Kjo javë do jetë mjaft energjike sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do përgatisni në çdo moment surpriza dhe do e mbani ne pëllëmbe të dorës partnerin. Edhe ai do kujdeset për ju. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë delikate në ditët e para. Pas të enjtes gjendja do fillojë të ndryshoje disi. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Nëse kujdeseni më tepër për veten, merrni sa më shumë vitamina dhe mbroheni nga virozat dhe vapa nuk do keni shqetësime. Në punë atmosfera do jetë shumë e zymtë. Do jeni shumë të shqetësuar, mirëpo nuk do gjeni dot zgjidhje.
Shigjetari-Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.
Bricjapi-Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.
Ujori-Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.
Peshqit-Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.