Mamaja e Sabrina Bengajt tregon momentin e tmerrit që përjetoi kur në shtëpinë e saj ish-dhëndri vrau vajzën e saj.
“Po vinte ora 22:20 Çdo natë unë dilja e prisja se kisha frikë. Kur isha ulur tek karrigia e pashë. Ishte hera e dytë që vinte me kallash. Vajza po hante bukë. E pashë që po hapte derën dhe iu afrova dhe e mora me të më. Të lutem ik se 10 muaj I ke bërë burg, ik pa të parë njeri. Ai më tha ku është ajo për vajzën. Doli me pjatë në dorë. I vuri automatikun. Në moment doli dhe nusja. Ai kërkonte djalin e vet. Sabrina i tha: Hajde se nuk ke punë me ata, ke punë me mua. Në këtë moment vajza u kthye prapa dhe ai e qëlloi me automatik”, rrëfeu e ëma e viktimës për gazetarët.
Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator në banesën e prindërve në Zhupan të Fierit nga ish bashkëshorti Elton Metaj, me të cili ka një fëmijë të mitur.