Babai i 23-vjeçares që u vra nga ish-burri: Ma rrëmbeu që të vogël, e tradhtonte vajzën. Të varet në litar

Dëshmi prekëse nga babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u vra nga ish-burri i saj, Elton (Bengaj) Metaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit.

Ai tha se ish-dhëndri e kishte rrëmbyer që të vogël dhe pa dëshirën e tij vajzën, dhe pas shumë vitesh e kishte tradhtuar. Ndaj vajza, sipas tij, kishte kërkuar të largohej nga ajo banesë, por ish-burri e kishte kërcënuar me armë. Ai shtoi se për këtë arsye kishte përfunduar në burg, por më pas kishte dalë i lirë për shkak të një raporti mjekësor. Babai i viktimës bën fajtor prokurorin e çështjes por edhe mjekët që firmosen raportit.

“Ju falënderoj juve dhe i kërkoj falje gjithë opinionit publik fierak se më ka respektuar gjithë jetën time. Për fat të keq, si prindër, ne u larguam prej vitesh jashtë. Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin; ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijë tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte. Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë; Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh, pasi u në ndodhesha, vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehra e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma. E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time. Ky zoti Prokuror, zoti Çlirim, unë e denoncoj publikisht, dhe zotin Piro Sota. Meqë e liruan, le të përgjigjen ata për time bijë. Unë akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin?! Mbi të gjitha, kush janë këta mjekë që ndryshuan një deklaratë të tillë?! Që qenka i sëmurë dhe të bëjë atë akt që bëri, një krim në shtëpinë. Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit; të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën. Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Një mi që kalon në ato kanalet e ujërave të zeza”, tha ai për gazetarët.

LEXO EDHE  Topalli: Basha duhet të ikë një minutë e më parë, është bashkë me Ramën